Dua Lipa, ka bërë një rrëfim shumë prekës sot, kur ka nënvizuar se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve.
Këtë deklaratë ylli më i ri i muzikës ndërkombëtare e ka bërë në një prononcim për revistën Billboard, ku ka theksuar se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.
“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24–vjeçarja.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës, që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore.