Flash

Triumfi i Albinit, një leksion edhe për ne

Lapsi.al 7 October 2019
Triumfi i Albinit, një leksion edhe për ne

Fitorja sfiduese e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka një rëndësi shumë më të madhe sesa ajo e çlirimit të Kosovës nga kapësit e shtetit. Në një rajon si ky yni, ku është shumë e vështirë të triumfosh në një garë elektorale, pa qenë pjesë e pushtetit, pa shpërndarë vende pune, pa bërë për vete policinë dhe aparatin e sigurisë, pa pasur nga mbrapa financimet e biznesmenëve që i ke ushqyer me para publike, pa u kuruar nga mediat që në pjesën më të madhe shkojnë pas pushtetit, një rezultat si ai i Vendvendosjes merr një rëndësi të veçantë.

Pas kësaj gjithkush është i lirë të mendojë: “PO, është e mundur”.

Eshtë e mundur që ashtu si ky grupim i dalë në skenë një dekadë e gjysëm më parë, po ishe i armatosur me parime të forta, i pa korruptueshëm nga të gjithë pazarxhinjtë që të dalin përpara në një rrugë të gjatë, i ndërgjegjshëm se gjërat e mëdha nuk ndërtohen nën ankthin e shpejtësisë, i qartë për objektivat dhe i pakompromis me mjetet për ti realizuar ato, suksesi nuk mbetet një mollë e ndaluar.

Këtë ka bërë dalëngadalë dhe me durim Vetëvendosja.

Kur të gjithë të tjerët nxitonin, nën ethet e shfrenuara ultraliberale, të privatizonin gjithçka, ajo nënvizonte efektet anësore të kësaj batërdie dhe solidarizohej me viktimat e saj.

Kur të gjithë rendnin të afishoheshin si miq të korporatave dhe këmbenin privilegje me oligarkët, ajo denonconte shtetin e kapur. Kur të gjithë lëpinin buzët duke shijuar “Plazmon” keksat, ajo mbronte produktet made in Kosova.

Kur të gjithë hajnat ishin të gatshëm të thërrisnin “Amelika, Amelika”, me shpresën se servilizmi ndaj diplomatëve të vendit më të fuqishëm në botë do ti pastronte nga mëkatet lokale, ajo nuk nguronte ti thoshte të vërtetën edhe të parëve edhe të dytëve.

Kur të gjithë ishin të gatshëm të falnin troje dhe teritore për të zgjatur me copëza Kosove karierën e tyre, ajo se kishte për gjë të shndërrohej në një formacion paramilitar, për ti penguar ata.

Më në fund kjo rrugë e vështirë i dha fryetet e saj.

Mësimi i madh i kësaj feste demokracie është se edhe në vende si tonat, ndonëse me vështirësi, një politikë e sinqertë, parimore dhe e vendosur mund të përkrahet nga popullata, pa pasur nevojë për avantazhet meskine që të jep qenia në pushtet.

Mësimi i dytë edhe më i rëndësishëm është se edhe një forcë e konsideruar nga kastat në fuqi si ekstremiste dhe e dhunshme, mund të bëjë për vete pjesën më të madhe të elektoratit. Për 15 vite me radhë, ne çfarë nuk kemi dëgjuar për ata djem, që herë i krahasonin më Trockin e herë me Ce Guevarën, teksa i shihnim të përmbysnin makinat e UNMIK-ut, të njollosnin me bojë selitë e ndërkombëtarëve, të lanin me gjakun e militantëve të tyre rrugët e Prishtinës, të ndalonin në kufi kamionët e Serbisë, të sfidonin prangat si Albini, apo të përflaknin parlamentin me bomba tymuese.

Ne i kemi parë hap pas hapi të mos bien dakord me Rambujenë, të mos pranojnë bisedimet e Vienës, të hedhin poshtë Athisarin, të bëjnë betejë për asosacionin, të xhindosen për demarkacionin me Malin e Zi dhe ti shpallin luftë tregtarëve që bëjnë biznes me kufijtë.

Për të gjitha këto u është dashur të mbajnë mbi shpinë, për një kohë të gjatë, etiketën e dhunuesve radikalë, që ta ngjisin me cinizëm të gjithë ata që duan më shumë rehatinë vetjake sesa mirëqenien e përbashkët.

Por, triumfi i tyre sot tregon se edhe përdorimi i dhunës ndaj pushteteve të dhunshme edhe aktet radikale kundër elitave të korruptuara edhe papajtueshmëria ektreme me sharlatanët që i shërbejnë çdo rregjimi, në vend të dënohen, shpërblehen një ditë. Mjafton që as dhuna, as radikalizmi mos jenë armë të verbëra për të larë hesapet e së shkuarës, por katalizatorë për të thurur ëndrrat e së ardhmes, që ato të përkrahen nga njerëzit që janë në prag të humbjes së shpresës.

Pikërisht ky është mësimi i dytë që na vjen historia e Albinit dhe e "bandës" së tij. Ajo na tregon se edhe në mjedise ku duket se çdo vlerë është zhbërë, ku çdo ideal ka humbur, ku rruga e vetme ka mbetur arratia, ekzistenca e një force idealiste si Vetëvendosja mund të ndryshojë gjithçka. Pikërisht për këtë, fitorja e saj në këto zgjedhje nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën, por për të gjithë vendet përreth, që janë të ngjashme me të.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

Edi Rama mblodhi në pallatin mbretëror “aristokracinë” e biznesit shqiptar në një përpjekje të dëshpëruar për të retushuar imazhin e saj në publik. Kryeministri...

13:19

Meta po kërkon të "shpëtojë" dhe Venecian

Ilir Meta ka shpallur disa herë vetveten të vetmin mbrojtës dhe interpretues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Epitetin e parë ia ka mveshur vetvetes ...

10:10

Opozita kriminalizohet po u ul me Ramën

Një fantazmë e njohur është rikthyer në gjuhën politike shqiptare: marrëveshja maxhorancë-opozitë. Ajo po bën xhiron nëpër opinion, duke shprehur njëherësh një ...

15:30

Pse Meta po sillet si humbës?

Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konsp...

14:47

Pas Berlinit nuk ka vend për festë

Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestagun gjerman dhe atë që Berlini do ti propozojë Këshillit Europian në mes të tetorit, për hapjen e neg...

12:09

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI