Flash

Miley Cyrus flet pas gjithë problemeve, 'Më lini të jetoj'

Lapsi.al 6 October 2019
Miley Cyrus flet pas gjithë problemeve, 'Më lini të

Në muajin gusht ajo i dha fund martesës me Liam Hemsworth, me të cilin kishte një lidhje të gjatë disa vjeçare. Pa humbur asnjë ditë kohë u lidh me Kaitlynn Cartner. Fotot e vajzave duke u puthur në jaht dhe në një parking bënë xhiron e mediave por pa kaluar mirë drama e ndarjes me Liam, Miley i dha fund edhe me modelen. Por nuk mbaron me kaq! Miley vazhdon të çorodisë ndjekësit pasi dje u fotografua duke u puthur me Cody Simpson, shokun e saj të fëmijërisë.

Sidoqoftë Miley, e ka një shpjegim për veprimet e saj.

1. E di që njerëzit ndihen të përfshirë në marrëdhënien time të së kaluarës, sepse ata mendonin se e njihnin atë që prej fillimit. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse njerëzit janë përfshirë gjithnjë në jetën time dhe mënyrën si e kam jetuar, sepse më kanë parë të rritem. Por unë jam e rritur dhe bëj zgjedhje si e rritur duke ditur të vërtetat/detajet/realitetin. Njerëzit dinë atë që shohin në internet.

2. Burrat (veçanërisht ata të suksesshmit) paragjykohen rrallë. Ata lidhen me kë të duan dhe pa pasoja. Zakonisht njihen si “legjenda”, “zemërthyes”, “burri i ëndrrave” etj. Kur gratë bëjnë të njëjtën gjë, quhen “lavire”, “kurva”. Unë po përpiqem të mbijetoj në një botë burrash. Në rast se nuk i mundim dot, le t’u bashkohemi. Nëse presidenti ynë mund ta prekë një grua nga vagina, atëherë pse unë nuk mund të puth dikë?!

3. Nuk preferoj që takimet e mia t’i bëj në shtëpi, sepse nuk është qejf dhe është e pakëndshme. Do të doja të ndaja aktivitetet me personin që po dal dhe të mos qëndroj e mbyllur në shtëpi duke parë filma në Netflix.

4. Të dal me dikë është një eksperiencë për mua. Nuk e kam provuar një ndjesi të tillë si një grua e rritur. Kam qenë në një marrëdhënie për pothuajse gjithë periudhën e adoleshencës dhe të 20-ave, me përjashtim të disa periudhave kur u ndamë. Të takoj dhe t’u besoj njerëzve nuk është e lehtë për mua. Nuk po kërkoj që t’ju vijë keq. Kam një jetë të shkëlqyer dhe nuk do ta ndërroja për “privatësi”, por JU LUTEM mos ma bëni këtë periudhë akoma më të vështirë. Po përpiqem të shpreh veten. Mësohuni me idenë që unë do dal me njerëz të tjerë – kështu jam!

Të këshilluara

Paparacët fotografojnë Jlo pa grim (Foto)

Jennifer Lopez  është shfaqur ditën e djeshme e veshur në mënyrë sportive duke shijuar fundjavën pa vendosur asnjë lloj ‘makeup-i’. Lopez kishte veshur një b...

11:52

Angelina Jolie: Humba veten pas ndarjes

Angelina Jolie preferoi  të ishte e sinqertë kur e pyetën për përfundimin e marrëdhënies së saj me Brad Pitt, në një intervistë të dhënë së fundmi...

11:24

Sia tregon sëmundjen që vuan

Sia vuan nga një sëmundje neurologjike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Twitter, ku tregoi se i duhet të përjetojë vazhdimisht dhi...

11:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI