Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Angelina Jolie: Humba veten pas ndarjes

Lapsi.al 6 October 2019
Angelina Jolie: Humba veten pas ndarjes
Angelina Jolie preferoi  të ishte e sinqertë kur e pyetën për përfundimin e marrëdhënies së saj me Brad Pitt, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo është shprehur se kur  ishte fundi kuptoi se kishte humbur veten.

Pasi e pyetën nëse beson në fat, Angelina u shpreh se nuk e di se cili do të jetë fati i saj por e sigurt është që ndodhet në një periudhë tranzicioni në jetën e saj.

“Jam në një periudhë tranzicioni, si një kthim në rrënjët e mia, një kthim në veten time. Sepse unë e kisha humbur pak veten. Mendoj se kjo ndodhi kur marrëdhënies sime me Brad po i vinte fundi. Ndodhi në fillim të ndarjes sonë”,- është shprehur aktorja e njohur. “Ishte një moment i ndërlikuar kur nuk e njoha më veten, isha bërë më e vogël, gati e parëndësishme, gati e padukshme. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova. Nga ana tjetër, ishte interesante të rikthehesha me këtë përulësi dhe madje edhe me këtë parëndësi që po ndjeja. Ndoshta kjo është ajo që qenia njerëzore është në fund . Mbi të gjitha pata dhe disa probleme shëndetësore. Të gjitha këto të bëjnë sa me fat je që je gjallë.”,- ka thënë Jolie për revistën franceze “Madam”. Angelina ka përfunduar duke thënë se rizbulimi i vetes është një mësim që ajo dëshiron t’ua mësojë fëmijëve të saj.

Të këshilluara

Sia tregon sëmundjen që vuan

Sia vuan nga një sëmundje neurologjike. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Twitter, ku tregoi se i duhet të përjetojë vazhdimisht dhi...

11:22

James Franco akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favor...

18:54

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI