Flash

Reagon Agron Llakaj pas deklaratës së Donaldit dhe Romeos: Ata nuk më kanë telefonuar

Lapsi.al 5 October 2019
Reagon Agron Llakaj pas deklaratës së Donaldit dhe Romeos: Ata nuk

Të dielën e kaluar, Donald dhe Romeo Veshaj pranuan publikisht se janë larguar nga programi që i bëri të njohur, “Al Pazar”.

Ata treguan se pas largimit do të qëndrojnë në të njëjtën familje dhe me Agron Llakajn janë ndarë miqësisht.

Vëllezërit treguan se Agronit do i jenë mirënjohës tërë jetën pasi ai i ka sjellë këtu ku janë.

Pas largimit të tyre ka reaguar për herë të parë edhe Agron Llakaj.

I ftuar në emisionin e pasdites në “Vizion Plus” ai ka treguar i prekur për largimin e tyre dhe tha se është i mërzitur pasi vëllezërit nuk e kanë marrë në telefon.

“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën  e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”, është shprehur Agroni.

Ai ka shtuar se këto fjalë dëshironte t’ua thoshte edhe përballë, por ata nuk e kanë telefonuar që para 1 muaji.

Të këshilluara

James Franco akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favor...

18:54

Pas Super Bowl, Shakira bën histori

Shakira dhe Jennifer Lopez  do te performojne në Super Bowl 2020. Tanimë, pas përzgjedhjes për të ndezur skenën e eventit të famshëm, Shakina bëri histori sepse...

16:00

Klohe, rikthim me Tristan

Tristan eshte perpjekur per  gjërat siç ishin me nënën e së bijës dhe bën ç'të jetë e mundur për t'ju ndodhur afër asaj. "Ai po bën gjithçka për t'i provuar ...

15:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI