Flash

Ish banorja e Big Brother jep detajet e martesës

Lapsi.al 5 October 2019
Ish banorja e Big Brother jep detajet e martesës

Prej më shumë se 2 vitesh, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është në një lidhje me Florent Avdulahin.

Në postimet që bëjnë në rrjetet sociale ata janë parë shumë të dashuruar dhe tashmë kanë plane për t’u martuar.

E ftuar në emisionin “Mirage” Gerta ka treguar edhe detajet e martesës.

“Do të martohemi për t’u martuar por që as vetë nuk e dimë një datë fikse, nuk e dimë të sigurt se kur po besoj që shumë shpejt. Gjatë këtij viti kemi për të bërë martesën. Nuk do të jem më një zog i lirë, do jem zog i lirë po në dokumente jo e lirë”, është shprehur ish-banorja.

Më tej ka shtuar se nuk do të bëjnë dasmë por vetëm një celebrim të thjeshtë.

“Nuk besoj se do të bëj dasmë sepse nuk jam ky tipi i nuseve, që të rregullohem të bëhem nuse, të nusëroj. Unë jam shumë tip ndryshe nga nuset edhe besoj se do të bëj vetëm celebrimin dhe ndoshta do të bëj ndonjë foto, ndonjë gjë të tillë që t’i kem kujtim”, ka treguar Gerta.

Të këshilluara

James Franco akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favor...

18:54

Pas Super Bowl, Shakira bën histori

Shakira dhe Jennifer Lopez  do te performojne në Super Bowl 2020. Tanimë, pas përzgjedhjes për të ndezur skenën e eventit të famshëm, Shakina bëri histori sepse...

16:00

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI