Flash

Sekretari amerikan i Shtetit: Mali i Zi, lider në luftën kundër korrupsionit dhe lirisë së medias, SHBA vlerëson rolin e tij në rajon

Lapsi.al 4 October 2019
Sekretari amerikan i Shtetit: Mali i Zi, lider në luftën kundër

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron në Mal të Zi gjatë turit të tij në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor. Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, Pompeo në një deklaratë për media vuri në dukje mbështetjen amerikane në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër rreziqeve të shekullit XXI.

“ShBA e shikojnë Malin e Zi si një lider në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e mediave dhe se me ndihmën e ShBA, Mali i Zi do të trajtojë sulmet kibernetike nga Rusia”.

Sekretari amerikan, Mike Pompeu theksoi se duhet të punohet edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave duke marrë si shembull rastin e sulmit ndaj gazetares malazeze Olivera Lakiç.

“Unë pata privilegjin të takoja Olivera Lakiçin, e cila mori çmimin Ndërkombëtar si Grua e Guximshme. Ajo është një gazetare që u qëllua sepse shkruante për kontrabandën e cigareve. Sulmet ndaj gazetarëve si ajo janë sulme ndaj demokracisë dhe parimeve të aleancës sonë,” tha Sekretari Pompeo.

Zoti Pompeo tha se SHBA janë krenare që vazhdojnë partneritetin me Malin e Zi, i cili është një vend i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër zyrtari i lartë amerikan përmendi marrëveshjen mes dy vendeve për blerjen e 36 milionë dollarësh pajisje ushtarake.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, vizitën e sotme të sekretarit amerikan të shtetit në Mal të Zi e vlerësoi si historike.

“Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Mal të Zi është historike. Pas vizitës së zotit Mike Pence, kjo është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe se SHBA vlerësojnë aleancën tonë dhe rolin konstruktiv në rajon. Kjo vizitë është një shenjë e angazhimit të SHBA në rajonin tonë, sigurinë, stabilitetin”, tha kryeministri Dusko Markoviç.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç vuri në dukje rëndësinë e ndarjes së balancuar të përgjegjësive me aleatët europianë në fushën e mbrojtjes.

“SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për institucionet tona, kurse ne do të vazhdojmë të japim një kontribut të unifikuar në misionet e paqes dhe stabilitetit,” tha zoti Markoviç.

Kryeministri Markoviç shprehu besimin se deri në vitin 2024, dhe ndoshta më herët, Mali i Zi do të arrijë një objektiv të dakorduar zakonisht prej dy për qind të GDP për shpenzimet e mbrojtjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në takime të veçanta u prit nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe nga Ministri i jashtëm, Srgjan Darmaniviç./VOA

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI