Flash

James Franco akuzohet për ngacmim seksual

Lapsi.al 4 October 2019
James Franco akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre nëpër studio prestigjioze filmash.

Vajzat pretendojnë gjithashtu se Franco i ka angazhuar në skena erotike, të cilat s’kishin përse t’i bënin. Kundër tij është ngritur një padi 33 faqesh, ku shkruhet ndër të tjera se studentet të cilat kryenin marrëdhënie seksuale me aktorin shkolloheshin falas.

Aktori e ka mohuar akuzën në mënyrë kategorike, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vijnë vetë. Ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve filmike, Franco është shprehur se një film duhet të përmbajë gjithçka dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.

Risjellim në vëmendje se përpara 5 vitesh, James Franco hapi “Studio 4” në New York dhe Los Angeles. Shkolla e filmit u mbyll në vitin 2017, pas ankesave të shumta për ngacmime seksuale.

Të këshilluara

Pas Super Bowl, Shakira bën histori

Shakira dhe Jennifer Lopez  do te performojne në Super Bowl 2020. Tanimë, pas përzgjedhjes për të ndezur skenën e eventit të famshëm, Shakina bëri histori sepse...

16:00

Klohe, rikthim me Tristan

Tristan eshte perpjekur per  gjërat siç ishin me nënën e së bijës dhe bën ç'të jetë e mundur për t'ju ndodhur afër asaj. "Ai po bën gjithçka për t'i provuar ...

15:29

Ndahet nga jeta aktori turk (Foto)

Kinematografia në Turqi është tronditur pasi aktori i njohur Tarik Unluoglu ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Tarik kishte kohë që luftonte betejën me k...

14:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI