Flash

Hetimi për shkarkimin e Presidentit, publikohen me dhjetra mesazhe

Lapsi.al 4 October 2019
Hetimi për shkarkimin e Presidentit, publikohen me dhjetra mesazhe

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar me dhjetra mesazhe telefonike të shkëmbyera mes diplomatëve amerikanë në Ukrainë ku diskutojnë se si të trajtohet një përgjigje ndaj kërkesës së Presidentit Donald Trump që vendi të nisë një hetim mbi familjen e Joe Biden-it.

Publikimi pason një intervistë gati 10-orëshe me ish të dërguarin amerikan në Ukrainë Kurt Volker. Ishte ky i fundit që u dha mesazhet telefonike ligjvënësve të këtyre komisioneve.

Në mesazhe zoti Volker dhe dy diplomatë të tjerë diskutojnë se si t’u “qasen” kërkesave të zotit Trump për hetimin e kundërshtarit të tij politik.

Në një mesazh të shkëmbyer mes zotit Volker dhe ambasadorit Gordon Sondland diskutohet një projekt-deklaratë sipas së cilës qeveria e Ukrainës do të shpallte një hetim mbi zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe rreth një kompanie, në të cilën ka shërbyer si anëtar bordi djali i zotit Biden, Hunter Biden.

Presioni i dyshuar që zoti Trump ka ushtruar mbi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy është subjekt i hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump./ Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Vdes papritur gazetarja e BBC

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 27-vjeçare. Familja e saj tha se ishin thellësisht të trishtuar dhe zemërth...

14:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI