Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

Lapsi.al 1 October 2020
Krahasimi/ Sa fituan oligarkët me pushtetin e Ramës?

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një argument më shumë se fëminor për të bindur lexuesit e Facebookut të tij se në qeverisjen e vet nuk janë favorizuar oligarkët.

Përmes një postimi, ai ka ofruar disa shifra krahasuese sipas të cilave, nga viti 2006- 2013 bizneset e mëdha kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014- 2019 kanë paguar 39 miliardë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por kjo tabelë me ngjyra në fakt nuk do të thotë asgjë. Për një arsye të thjeshtë, se akuza për qeverisjen e Ramës është se ai e ka përqendruar ekonominë në pak duar klientësh të vet. Dhe nëse këta të paktë marrin çdo tender, çdo punë publike dhe çdo oportunitet që ofrohet në këtë vend, dihet që ata që fitojnë shumë do paguajnë edhe më tepër taksa. Problemi është se pasuria e tyre, në raport me pjesën tjetër të shqiptarëve, është rritur dhe pabarazia është thelluar.

https://lapsi.al/2019/10/04/rama-i-shqetesuar-po-shtohen-thirrjet-per-djegjen-e-bizneseve-dhe-shtepive-te-oligarkeve-te-urryerr/

Kush e mban mend fushatën e Rilindjes në vitin 2013, ajo u bazua në një premtim kyç, taksën progresive. e cila do të përmbyste kurbën e pabarazisë. e cila atëherë sipas Ramës ishte në këto shifra: Vetëm 5 % e shqiptarëve kishin po aq pasuri sa 95% e pjesës tjetër të popullsisë. Por, gjatë qeverisjes së Rilindjes ky hendek është bërë më alarmant. Sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rezulton se 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.

https://lapsi.al/2019/10/04/andi-bushati-rama-kirurgu-estetik-i-oligarkeve-pse-i-mblodhi-kryeministri-biznesmenet-e-medhenj-ne-pallatin-e-brigadave/

Natyrisht në këtë rritje galopante të pabarazisë nuk kanë ndikuar vetëm politikat aspak të ndershme të taksimit, por edhe pasurimi marramendës i një grupi të vogël oligarkësh, shumë pranë pushtetin që po rrëmbejnë pothuajse çdo pasuri të vendit. Sipas një Raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për 2018, theksohej se gjatë kësaj qeverisjeje vetëm 11 oligarkë kanë fituar plot 2100 tendera.

Pikërisht ky akumulim i pasurisë kombëtare në vetëm disa duar, i ka bërë shumë institucione të huaja të ngrenë zërin. Pikërisht kjo e bëri Gjykatën Europiane të Auditimit, të mbërrinte në përfundimin se në Shqipëri 1 në 3 tendera është i dyshimtë.

Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës”, që pretendon se i ka marrë frymën me taksa oligarkisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43