Vetëm 24 orë pas publikimit të lajmit se Kylie Jenner i dha fund lidhjes 2 vjeçare me babain e fëmijës së saj Travis Scott, u përhapën thashethemet se miliarderja është kthyer me Tygan.
22-vjeçar është fotografuar në studion e regjistrimeve të ish të dashurit të saj Tyga.
Kylie shoqërohej nga miket e saj Anastasia ‘Stassi’ Karanikolaou dhe Kelsey Calemine.
Kylie dhe Scott raportohet se i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth dy javë më parë pasi 22-vjeçarja dëshironte të zgjeronte familjen e saj ndërsa reperi preferon të përqendrohet në karrierën muzikore.
Ish-çifti janë prindër të një vajze 2 muajshe, Stormy Webster.
Ata kanë rënë dakord për tu kujdesur së bashku për vajzën e tyre.
Dhe menjëherë pasi njoftimeve për ndarjen e tyre, fansat po aludojnë nëse Kylie dhe Tyga janë rikthyer apo thjesht janë miq të vjetër.
22-vjeçarja dhe Tyga u ndanë në pranverën e vitit 2017 dhe menjëherë pas kësaj Kylie u lidh me Travis duke ngelur shtatzënë pak javë më pas.