Flash

Jeff Bezos nuk zbret nga froni i më të pasurit në Amerikë

Lapsi.al 3 October 2019
Jeff Bezos nuk zbret nga froni i më të pasurit në Amerikë

Forbes ka publikuar listën vjetore të 400 amerikanëve më të pasur.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos nuk e lëshoi fronin. Për të dytin vit radhazi ai kryeson listën e Forbes.

Ndërsa në vendin e dytë vazhdon të qëndrojë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Bezos llogaritet se ka një pasuri me vlerë 114 miliard dollarë, një rënie e ndjeshme nga 160 miliardë dollarë që u vlerësua pasuria e tij vitin e kaluar. Kjo rënie ka ardhur si shkak e kushteve të tij të divorcit nga bashkëshortja MacKenzie Bezos.

Ajo mori 25% të aksioneve të Amazon dhe u fut në listë për herë të parë këtë vit, duke zëvën vendin e 15-të, me një pasuri prej 36.1 miliardë dollarë.

Gates qëndron në vendin e dytë me pasuri të vlerësuar j 106 miliardë dollarë, pasi dhuroi 35.8 miliardë dollarë për bamirësi.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, janë themelues të fondacionit Bill & Melinda Gates, fondacioni më i madh i bamirësisë në botë, sipas Forbes.

Investitori, Ëarren Buffett, shefi ekzekutiv i Facebook dhe bashkëthemeluesi Mark Zuckerberg si edhe bashkë-themeluesi i Oracle, Larry Ellison përmbyllin Top 5 të amerikanëve më të pasur.

Të këshilluara

Sekreti për të qenë në formë i Jlo

Në 24 korrik të këtij viti Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e 50-të, por ‘ora’ duket t’i ketë ngelur shumë vite prapa. Një nga daljet e saj të fundit që u bëri...

10:35

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI