Flash

Del nga kontrolli situata në Irak, shtetrrethim pas protestave të përgjakshme

Lapsi.al 3 October 2019
Del nga kontrolli situata në Irak, shtetrrethim pas protestave të

Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi është në gjendje të shtetrrethimit, pas dy ditëve të përleshjeve në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë. Kufizimet do të vazhdojnë të zbatohen deri në njoftimin e radhës.

Masa të tilla janë shpallur edhe në tri qytete tjera, pasi janë përshkallëzuar protestat për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta dhe përshkallëzimit të shkallës së korrupsionit. Deri më tash si pasojë e dhunës kanë vdekur shtatë persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.Patformat e rrjeteve sociale janë bllokuar në disa zona, shkruan REL.

Protestat kombëtare, të cilat duket se nuk kanë udhëheqës, janë më të mëdhatë prej kur kryeministri, Adel Abdul Mahdi, ka fituar këtë pozitë. Qeveria është zotuar se do të adresojë shqetësimet e protestuesve, ndonëse ka fajësuar “rebeluesit” për këtë situatë.

Përmes një deklarate, Abdul Mahdi ka thënë se të “gjitha makinave dhe individëve u është ndaluar lëvizja në Bagdad nga ora 5:00 e mëngjesit” të ditës së enjte. Vizitorët për dhe nga aeroporti i qytetit, ambulancat, punëtorët qeveritarë në spitale, dhe pelegrinët fetarë janë përjashtuar nga kjo masë.

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të jenë të durueshme.

“Secili individ ka të drejtë të flasë lirshëm, duke zbatuar ligjin”, ka thënë përfaqësuesja speciale, Jeanine Hennis-Plasschaert. Ndërkohë protestuesit kanë thënë se duan ndryshim. “Ne jemi duke kërkuar ndryshim, në kërkojmë rrëzimin e gjithë qeverisë”, ka thënë një protestues, që ka mbetur anonim për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Të këshilluara

Vdes papritur gazetarja e BBC

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 27-vjeçare. Familja e saj tha se ishin thellësisht të trishtuar dhe zemërth...

14:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI