Flash

Telefonata/ Pompeo: Kam qenë prezent gjatë bisedës së Trump me Zelensky

Lapsi.al 2 October 2019
Telefonata/ Pompeo: Kam qenë prezent gjatë bisedës së Trump

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka konfirmuar të mërkurën se e ka dëgjuar drejtpërdrejt bisedën mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se biseda ka qenë e përqendruar rreth prioriteteve politike të Shteteve të Bashkuara.

Pas një raportimi anonim të javës së kaluar, demokratët po e hetojnë kërkesën e presidentit Trump ndaj homologut të tij ukrainas për ta hetuar rivalin e vet politik, Joe Biden. Kjo kërkesë ishte bërë gjatë bisedës telefonike të datës 25 korrik.

“Unë kam qenë pjesë e telefonatës. E di saktësisht se cila është politika amerikane ndaj Ukrainës, kjo ka qenë shumë e qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të sjellim rezultate nga kjo qasje”, tha ai gjatë konferencës për gazetarë gjatë një vizite në Itali.

Të martën, kryediplomati amerikan u ankua ndaj nismës së Dhomës së Përfaqësuesve për të mbledhur deklarata nga pesë zyrtarë të Departamentit të Shtetit si pjesë e hetimeve kundër presidentit Trump. Ai i akuzoi anëtarët e partisë rivale se po përpiqen t’i frikësojnë zyrtarët shtetërorë.

Ai tha: “Jemi ankuar ndaj kërkesave që i shkelin rëndë parimet themelore të ndarjes së pushtetit”.

Përpos Italisë, Pomepo do të vizitojë edhe Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por vizita e tij në këto vende ka mbetur nën hijen e skandalit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”.

Të këshilluara

Vdes papritur gazetarja e BBC

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 27-vjeçare. Familja e saj tha se ishin thellësisht të trishtuar dhe zemërth...

14:50

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI