Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Polemikat/ Përdhoset shtatorja e Zogut në Tiranë (fotot)

Lapsi.al 2 October 2019
Polemikat/ Përdhoset shtatorja e Zogut në Tiranë (fotot)

Ka mjaftuar një dhunim barbar në mes të Tiranës për të ringjallur ato pasione të vjetra që nuk vdesin kurrë.

Shtatorja e ish-mbretit Zog I pushtohet nga grafitet e shumta. Mëngjesin e sotëm Shtatorja e ish-mbretit Zog I është mbushur e mbuluar me parrulla grafite ofenduese: “Tradhtari i kombit”, “Spiun i serbit.  Në pjesën e pasme të shtatores, te pllakat e mermerit shkruhej “Spiun i serbit”.

Parrullshkruesit në aktin e tyre nuk kanë ngurruar që të propozojnë edhe heqjen e kësaj shtatoreje, duke propozuar edhe emra të tjerë, figura të historisë për ta zëvendësuar ish mbretin. “Vendos, Ismail Qemalin, Bajram Currin dhe Isa Boletinin”, ishte parrulla e tjetër, e cila nuk shmangte që të zëvendëoshej me kundërshtarin e ish-mbretit siç është Bajram Curri.

Po të njëtin qëndrim me parrullëshkruesit anonimë ka mbajtur sot edhe gazeta "Dita", e njohur për qëndrimet e saj kundër kolaboracionistëve të luftës së dytë botërore dhe pro luftës Nacional çlirimtare. "Kur i ngrihet shtatore dikujt apo emri i tij iu vihet rrugëve apo objekteve, ky akt ka dy qëllime: Së pari, nderimin dhe përjetësimin e jetës dhe veprës së figurës historike. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, frymëzimin e brezave të ardhshëm me shembullin e atij individi.

Çfarë mesazhesh dhe vlerash iu transmeton brezit të sotëm dhe atyre të ardhshëm figura e Ahmet Zogut? Atë të njeriut të ditur e të kulturuar (me gjithë zgjuarsinë natyrale, kishte vetëm 6 klasë shkollë në osmanishte dhe as historianët ithtarë të tij nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë faqe letre të shkruar në shqip prej tij)? Atë të politikanit që duhet të vijë në pushtet me vullnetin e popullit të vet (Zogu erdhi në pushtet me ushtarët dhe armët e huaja) dhe që është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin kur ashtu e gjykon populli i tij (Zogu e shpalli veten mbret me pushtet të trashëgueshëm)", shkruajti sot editorialisti i Dita, Viktor Malaj (shkrimi i plotë këtu).

Por ndryshe është parë kjo ngjarje nga të djathtët e PD-së e cila ka kërkuar respekt maksimal  për këtë "figurë e ndritur historike".

“Jam ndier krenare kur nje nga hapesirat më të rëndësishme te kryeqytetit. Shqiptar, iu rezervua shtatores së Mbretit Zog. Nje figurë e ndritur e historisë së vendit tonë, nje themelues i devotshëm i institucioneve demokratike në vend, Mbreti Zog meritonte respektin maksimal të cdo shqiptari që vlerëson themeluesin e demokracisë" ka thënë deputetja Dhurata Çupi që ka ftuar autoritetet ta kthejnë ashtu sikurse është shtatoren.

Monumenti i ish-mbretit Zog, 3 metra i lartë u vendos në fund të bulevardit që mori emrin e tij shtatë vite më parë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.  “ Të gjithë i detyrohen këtij burri të madh shtetin që u mungonte që nga koha e Skënderbeut, që bëri gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit, që bëri gjithçka për të zhvilluar njërin prej vendeve aso kohe më të prapambetur të planetit”, vendosi vijën e PD, ish kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, duke folur në atë ceremoni.

Ndërsa socialistët për shkak të elektoratit të tyre të moshuar kanë një qëndrim më ambig rreth figurës së ish mretit, ata as e lavdërojnë dhe as e mohojnë rolin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI