Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Negociatat/ Rama dorëzohet, heq dorë nga joshja e Macron

Lapsi.al 2 October 2019
Negociatat/ Rama dorëzohet, heq dorë nga joshja e Macron

Edi Rama ka hequr dorë nga arti që di të ushtrojë më mirë, ai i joshjes së prtnerëve ndërkombëtarë, së pakuu kur flitet për presidentin e Francës, Macron. As përpjekjet për t'a veshur trendi me atlete Adidas, as tratativat për të lobuar me anë të dikujt që presidenti francez e dëgjon, ish pararadhësit Sakrozi që u ftua në Tiranë dhe Butrint, me sa duket nuk kanë dhënë rrezultat. Dhe Edi Rama është dorëzuar duke e mirkuptuar në heshtje injorimin e Macron për Shqipërinë.

"Presidentin e Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma jonë zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij. Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo" - ka thënë sot kryeministri.

Ai ka përmendur se kjo qasje franceze vjen nga optika që ka Macron përndryshimin dhe reformimin e BE, duke krijuar një bashkësi me disa shpejtësi. Kjo ide që ka ardhur pas mopërputhjeve të anëtarëve tradicionalë me disa nga ish vendet lindore të antarësuara së fundi, e ka bërë Parisin që të kërkojë një pezullim të pranimeve të reja deri sa të kryehet procesi i reformimit të BE.

Résultat de recherche d'images pour "rama macron atlete"

Rama, Makron dhe ministri i Jashtem, Drian

Gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet europiane të këtij viti, kryesuesja e listës të partisë së Macron dhe ish ministrja e tij e Europës, Nathalie Loiseau (poshte), u shpreh se ishte ajo që e bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 dhe se i njëjti skenar do të përsëritet. “Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha  unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit’, replikoi ajo me kundershtarët politike që e akuzonin Macronin do hape negociatat me Shqiperinë.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”-tha këtë verë ajo, gjë që bën që ende edhe sot qëndrimi i Francës të pritet me dyshim, pavarësisht nga kushtet e forta që vuri Gjermania.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI