Grimieri shqiptar, Mario Dedivanoviç ka realizuar ëndrrën e tije në ditën e ditëlindjes.
Me anë të një postimi në Instagram Mario ka treguar se ka blerë zyra të reja në New York, zyra që dikur prindërit e tij i pastronin.
"Oh Zot. Mora sot çelësat e zyrave të mia të reja në New York për ditëlindjen time të 37. U zgjova i lumtur për të ardhmen dhe i shastisur sepse kjo ka qenë ëndrra ime për 2 dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, pastruan zyra si këto për vite me rradhë. Unë gjithmonë kam ëndërruar të jetoja në New York dhe të kisha zyrat e mia pranë. Sot kjo ëndërr u bë realitet...20 vite më vonë.
Më besoni, shpeshherë për pak kam hequr dorë. Besojini vetes, qëndroni të fortë. Faleminderit përmbështetjen gjatë këtyre viteve dhe që e bëtë ëndrrën time realitet. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli tjetër. Ju dua të gjithëve, ok e mbylla", shkruan Mario.
