Flash

"Koka ty ta boni" renditet si një nga hitet më të mira të kësaj vere (VIDEO)

Lapsi.al 2 October 2019
"Koka ty ta boni" renditet si një nga hitet më të mira

“Koka ty ta boni” ishte pa pikën e dyshimit një nga këngët “hit” të kësaj vere që lamë pas. Për hir të së vërtetës, çdo bashkëpunim i këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Artjola Toska, ka patur garancinë e suksesit, fill pasi ka parë “dritën” e publikimit, për më tepër në vjetët e fundit, kur falë lehtësirave të zhvillimit teknologjik, këngët aksesohen lehtësisht kurdoherë në gjigandin e përmbajtjeve filmike, “Youtube”.

Ky bashkëpunim në të vërtetë përbën një risi në skenën shqiptare. Ndryshe nga më parë, bëhet fjalë për një “hit” me 5 kontributorë, Toskën dhe katërshen e “Magic4”, të përbërë nga vëllezërit Marsel dhe Frensi Zadrima, së bashku me bashkëshortet respektive, bukuroshet Entela dhe Vanina. Dhe jo vetëm kaq! “Puzzle”-i i “Koka ty ta boni” do të ishte i paplotë pa përmendjen e kantautorit të famshëm, Pirro Çako, i cili është kompozitori dhe tekstshkruesi i këngës.

Prej majit, kur kjo këngë me motive folku bëri xhiron e rrjetit dhe deri më tani, janë korrur rreth 4 milionë klikime. Vlen për t’u përmendur se katërshja e “Magic4” ka realizuar edhe një bashkëpunim të mëparshëm, këngën e titulluar “Aisha Dashnia”, me një tjetër këngëtar shumë të dashur për mbarë audiencën shqiptare, Sabri Fejzullahun.

https://www.youtube.com/watch?v=I7mRoAeWuqY

Të këshilluara

Demi Lovato zbulon shumë të reja rreth vetes

Demi Lovato pas një periudhe të vështirë me varësinë nga substancat e ndaluara ka vendosur të marrë pak kohë pushim për të udhëtuar dhe të zbulojë më shumë rret...

14:02

Rita Ora i dhuron fitimet e saj Kosovës

Këngëtarja Rita Ora  ka vendosur të ndihmojë familjet në nevojë në Kosovë. Rita u shfaq në showroom e Esacada për të festuar bashkëpunimin e saj me fir...

13:10

Ndahet nga jeta gazetarja e BBC News

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Fran Unsworth, drejtor i lajmeve në BBC, tha se Hanna ishte një “gazetare e re e talentu...

12:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI