Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Propozimet e opozitës, një çarje e re me ndërkombëtarët?

Lapsi.al 2 October 2019
Propozimet e opozitës, një çarje e re me

Presionit ndërkombëtar për t'u bërë pjesë e miratimit të reformës zgjedhore, Lulzim Basha i është përgjigjur me një seri kushtesh, parimisht tejet të drejta, por praktikisht të parealizueshme. Në platformën e paraqitur sot nga opozita, renditeshin një sërë pikash, të cilat Edi Rama, jo vetëm nuk do, por as nuk ka mundësi t'i realizojë. Nëse do t'i vihej një titull draftit që publikuar, ai mund të qe: “Nuk ka reformë, me Ramën kryeministër”.

Ashtu sikurse Lapsi.al e ka shpjeguar (lexo poshtë) aty nuk gjenden vetëm kushte formale si psh: mosralizimi i kësaj reforme nga një parlament i dalë nga vota e vjedhur, mosmiratimi i saj në kuvend, por me referendum etj.

Lexo më tej:

Reforma zgjedhore/ Opozita vendos kushte të forta (platforma e plotë)

Aty, e frymëzuar nga raporti i fundit i OSBE-ODHIR-it, që vizatonte një shtet të kapur nga një parti dhe një njeri i vetëm, opozita kërkonte, as më pak e as më shumë, përmbysjen e kësaj piramide. Ajo me të drejtë thekson se është qesharake të duash të bësh një reformë të re, pa dhënë shembullin e dënimit të atyre që kanë grabitur zgjedhjet, pa depolitizuar administratën e kapur nga rilindasit, pa e bërë këtë me një KQZ kamikaze e kështu me radhë.

Po le të shqyrtojmë sa për ilustrim vetëm njërin nga kushtet. Që të sigurohet drejtësi për hajdutët e votave duhet që në krye të prokurorisë të mos jenë profile të ngjashme me Arta Markun e Donika Prelën. Duhet që gjykatës të mos jenë ata që i tremben një vettingu selektiv. Duhet të shkojnë pas hekurave njerëz shumë të afërt me Ramën dhe që kanë vepruar për llogari të tij. Duhet riparë, pra, gjithçka është ngritur deri më tani në institucionin e akuzës dhe mënyra si është devijuar reforma në drejtësi në sajë të trysnisë politike.

A është e mundur kjo?

A janë të aftë, a kanë nerva, besim, vullnet dhe shpresë, ata ndërkombëtarë që po e yshtin PD-në dhe aleatët të miratojnë reformën zgjedhore, t'i hyjnë gjithë këtij qilizmi të shtetit të kapur shqiptar?

Askush nuk mund të vërë këtu një bast pozitiv. Opinioni i përgjithshëm është se ata duan një zgjidhje sa për sy e faqe, një reformë zgjedhore të përmirësuar, për t'i thënë OSBE, Bundestagut apo Palmerit se një nga kërkesat u realizua. Ata, as nuk e ëndërrojnë, as nuk e bëjnë dot, një shkallmim të strukturës kriminale që ka kapur pushtetin, pa të cilën reforma zgjedhore do të rezultonte një shaka pa kripë. Ata nuk kanë as aq fuqi dhe as aq vullnet sa të zhbëjnë gjithçka që Edi Rama ka ndërtuar në gjashtë vite dhe ç’ka trashëguar nga më parë.

Pikërisht këtu qëndron kontradikta e tyre me platformën që PD propozoi sot: Opozita, në letër, kërkon një transformim të madh, ndërkombëtarët, në praktikë, një arrnim të vogël.

Në këtë kuptim, kushtet e sotme të PD dhe aleatëve, sado logjike dhe parimore qofshin, rrezikojnë të hapin një konflikt të ri me diplomatët burokratë dhe ambasadorët e Tiranës. Sepse në thelb ato lexohen si një “Jo” ndaj kërkesës formale për t'u ulur në tryezën e reformës. Dhe ky refuzim i butë, ky pranim për t'u ulur në tryezë me kushte të pamundura, riskon të thellojë hendekun mes tyre.

Nuk do të ishte çudi, që pas kësaj të kërkohej rruga më e lehtë. Rama ta bënte reformën me opozitën e re, ta miratonte atë në parlement me bekim ndërkombëtar, Bundestagut t'i thuhej: kushti u përmbush e të gjithë të shpërndaheshin të lumtur dhe të kënaqur. Opozita do të linte edhe njëherë imazhin e humbëses. Para saj do të shtrohej dilema e madhe, nëse mund të marë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në kornizën e një reforme nga e cila e kanë përjashtuar.

Por, me sa duket me rrugën që kanë zgjedhur, as Basha e as aleatët e tij nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata edhe njëherë po e vënë veten mes dilemës, të bëhen fasadë apo ta lënë të keqen të precipitojë në fund. Versionin e parë e kanë të testuar, i dyti ende mbetet mister.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Opozita kriminalizohet po u ul me Ramën

Një fantazmë e njohur është rikthyer në gjuhën politike shqiptare: marrëveshja maxhorancë-opozitë. Ajo po bën xhiron nëpër opinion, duke shprehur njëherësh një ...

15:30

Pse Meta po sillet si humbës?

Ilir Meta po sillet si humbës pas publikimit të konkluzioneve të komisionit të Venecias. Deklaratat që e konsideruan si trakt draftin e publikuar, teoritë konsp...

14:47

Pas Berlinit nuk ka vend për festë

Për të kuptuar më mirë atë që u votua të enjten në Bundestagun gjerman dhe atë që Berlini do ti propozojë Këshillit Europian në mes të tetorit, për hapjen e neg...

12:09

"Dënimi" i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Nëse procesi i Saimir Tahirit shërbeu për të bindur shqiptarët për implikimin e thellë të qeverisë ku ai bënte pjesë me trafikantët e drogës, ai nuk pati aspak ...

23:57

Serbia, fqinji ynë euro-aziatik

Qeveria e re e Kosovës duhet t’i harrojë përkohësisht anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare, prej UNESCO-s e deri te ulësja në OKB. I vetmi anëtarësim me përpar...

10:10

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43