Flash

Sony Pictures dhe Marvel, planet për një Spiderman 3

Lapsi.al 30 September 2019
Sony Pictures dhe Marvel, planet për një Spiderman 3

Sony Pictures dhe Marvel do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Dy kompanitë e famshme kanë arritur në një marrëveshje për të prodhuar një film të tretë të Spider-Man me Tom Holland. Lajmi padyshim është shumë emocionues për fansat e Spider-Man.

Në gusht, Sony tha se ishte i zhgënjyer që nuk do punonte më me Disney për filmat e ardhshëm të Spider-Man, mes raportimeve se nuk po arrinin dot një marrëveshje mbi superheroin.

Por dy kompanitë arritën një marrëveshje më 26 shtator. Presidenti i Marvel Studios Kevin Feige tha: “Jam i emocionuar që udhëtimi i Spider në MCU do të vazhdojë. Unë dhe stafi i Marvel Studios jemi shumë të lumtur që do vazhdojmë të punojmë me të.” Feige luajti një rol të madh për prodhimin e dy filmave të fundit të Spider-Man.

Ai shtoi se: “Spider-Man është i vetmi hero me superfuqinë për të kapërcyer universet kinematografike, dhe ndërsa Sony zhvillon Spider, ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë surprizash mund t’ju sjellë e ardhmja.”

Të këshilluara

Albumi i Post Malone kryeson Billboard

Albumi i ri i këngëtarit Post Malone, “Hollywood’s Bleeding” kryeson për të tretën javë, klasifikimin e “Billboard 200”. Ky është i vetmi album në historinë ...

16:45

Binjakët Veshaj largohen nga Al Pazar

Ditën e djeshme dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj kanë qenë të ftuarit e gazetarit Ervin Kurti në “E Diell”. Ata sapo kanë përfunduar sezonin e parë të progr...

16:38

Miley Cyrus thumbon dy ish të dashurit

Jeta e saj e dashurisë mori dy goditje pas dy ndarjeve të njëpasnjëshme, ajo me bashkëshortin Liam Hemsworth, 29 vjeç dhe më pas me të dashurën Kaitlynn Carter,...

16:14

Ricky Martin, sërish baba

Ricky Martin nuk e ka fshehur për asnjë çast dëshirën e tij për një familje të madhe. Dhe së fundmi teksa ai merrte pjesë në fushatën për të Drejtat e Njeriu...

14:51

Beyonce dhe Adele gati bashkëpunimin e tyre

Dy divat e muzikës botërore, Beyonce dhe Adele, e kanë gati kengen e re. Lajmin e ka dhënë këngëtari i One Republic, Ryan Tedder, i cili para se të performon...

13:50

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI