Flash

Ndahet nga jeta producenti i njohur

Lapsi.al 30 September 2019
Ndahet nga jeta producenti i njohur

Michael James Ryan, i njohur me emrin e artit Busbee, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i papritur u bë publik mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk dihet. Megjithatë burime pranë familjes së tij kanë raportuar se ai ishte diagnostikuar me tumor në tru më herët këtë vit.

Busbee ishte një muzikant dhe producent i famshëm, i cili kishte punuar gjatë karrierës së tij me emra të mëdhenj të industrisë si Maren Morris, Garth Broks, Lady Antebellum, Keith Urban, Florida Georgia Line, Pink, Shakira, Christina Aguilera apo Jonas Brothers.

Në profilin e tij në revistën preztigjoze “Rolling Stones” shkruhet se ai e nisi karrierën duke ju përkushtuar muzikës jazz, por i këshilluar nga një koleg i tij kaloi në prodhimin e muzikës country, ku pati dhe suksesin më të madh me emrat e përmendur më lart. Gjithashtu ai punoi me disa artistë për albumet e tyre pop dhe arritjet e tij më të mëdha ishin puna me albumet që janë renditur në majat e klasifikimit si “H.O.L.Y”. Në vitin 2016 ai u nominua dhe për një çmim Grammy.

Të këshilluara

Fejohen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar. Çifti ka bërë publik lajmin vetëm dy ditë pas festës. Çifti publikoi foto në rrjetet sociale duke ndarë me fan...

11:26

Çpo ndodh me martesën e Rudina Dembacajt

Prej disa ditësh, në media po përflitet për krizën në çift të Rudina Dembacajt me partnerin e saj, Aleksin. Thuhet se dyshja është drejt divorcit dhe këto la...

09:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI