Flash

Miley Cyrus thumbon dy ish të dashurit

Lapsi.al 30 September 2019
Miley Cyrus thumbon dy ish të dashurit

Jeta e saj e dashurisë mori dy goditje pas dy ndarjeve të njëpasnjëshme, ajo me bashkëshortin Liam Hemsworth, 29 vjeç dhe më pas me të dashurën Kaitlynn Carter, 31 vjeç.

Dhe Miley Cyrus duket se ka dalë në përfundimin se vetëm kafshët mund të të duan pa kushte.

Ajo ka pozuar përkrah dy qenve të saj në një foto të publikuar në Instagram, të cilën e shoqëron me një postim thumbues për dy ish-ët e saj.

Këngëtarja 26-vjeçare shkruante të dielën se pjesa më e mirë e dashurisë së kafshëve është se ata nuk të pyesin në lidhje me seksin, moshën, racën, por duan të marrin dhe të japin vetëm dashuri.

“Të zgjohesh e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar e fillimit të mëngjesit. Unë kujtohem menjëherë për të dashur pa kushte. Pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë me rregullin e artë: Duaj dhe Të të duan. Asgjë në mes. Asnjë pyetje që lidhet me shëndetin, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin. Ata të duan 100 herë më shumë! Gjithçka që duan është të kujdesesh për të dhënë besnikëri dhe besueshmëri. (më kujtojnë dikë)”, shkruan këngëtarja.

Edhe pse ajo nuk përmendi asnjë emër, postimi duket se i referohet ish-burrit të saj dhe të dashurës së fundit.

Miley dhe Liam njoftuan ndarjen e tyre në 10 gusht, megjithëse të dy u fotografuan në qershor pa unazat e tyre të martesës.

Fotografitë u shfaqën vetëm disa orë më vonë, pasi Miley po puthte Kaitlynn Carter ndërsa po kalonin pushimet së bashku në Liqenin e Como, Itali.

Lidhja e tyre jetëshkurtër përfundoi në një ndarje javën e kaluar.

 

Të këshilluara

Ricky Martin, sërish baba

Ricky Martin nuk e ka fshehur për asnjë çast dëshirën e tij për një familje të madhe. Dhe së fundmi teksa ai merrte pjesë në fushatën për të Drejtat e Njeriu...

14:51

Beyonce dhe Adele gati bashkëpunimin e tyre

Dy divat e muzikës botërore, Beyonce dhe Adele, e kanë gati kengen e re. Lajmin e ka dhënë këngëtari i One Republic, Ryan Tedder, i cili para se të performon...

13:50

Ndahet nga jeta producenti i njohur

Michael James Ryan, i njohur me emrin e artit Busbee, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i papritur u bë publik mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që shkaku...

13:36

Fejohen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë fejuar. Çifti ka bërë publik lajmin vetëm dy ditë pas festës. Çifti publikoi foto në rrjetet sociale duke ndarë me fan...

11:26

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI