Flash

Meksikë, mijëra protestues pushtojnë rrugët për legalizimin e abortit

Lapsi.al 30 September 2019
Meksikë, mijëra protestues pushtojnë rrugët për

Mijëra banorë të Meksikës, kryesisht vajza dhe gra, kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha për të kërkuar lejimin e abortit. Shumë prej protestuesve ishin të veshur me rroba të gjelbra, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për të drejtën e abortit në mbarë Amerikën Latine.

Protestat që u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt erdhën pasi rajoni meksikan i Oaksaka-s e miratoi javën e kaluar projektligjin për legalizimin e abortit. Ky ishte vetëm rajoni i dytë pas kryeqytetit që e lejoi kryerjen e kësaj procedure mjekësore.

Presidenti i Meksikës, ndres Manuel Lopez Obrador, e ka dërguar më parë një propozim në kuvend, me të cilin do të amnistoheshin gratë e burgosura për atë që cilësohet krim në pjesën më të madhe të vendit.

Kuvendi i Meksikës mbizotërohet nga deputetët e partisë së tij, ndonëse edhe deputetët e partive të tjera kanë dhënë shenja se do ta përkrahin projektligjin e propozuar nga presidenti.

Kryeqyteti i Meksikës me rrethinë e legalizoi abortin në vitin 2007, por shumica e popullsisë së shtetit ka pikëpamje konservatore lidhur me këtë çështje dhe presidenti deri më tash ka ngurruar të marrë ndonjë qëndrim të qartë për apo kundër abortit, shkruan “Independent”.

Të këshilluara

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës

Zhak Shirak, ish-presidenti francez ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Mësohet se ish-presidenti vuante prej kohësh nga humbja e kujdesës. Ai ka qenë dy herë pres...

12:13

Mauzoleumi i Frankos ndan Spanjën

Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar n...

15:25

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI