Flash

Çpo ndodh me martesën e Rudina Dembacajt

Lapsi.al 30 September 2019
Çpo ndodh me martesën e Rudina Dembacajt

Prej disa ditësh, në media po përflitet për krizën në çift të Rudina Dembacajt me partnerin e saj, Aleksin.

Thuhet se dyshja është drejt divorcit dhe këto lajme nuk janë konfirmuar, por as nuk janë mohuar nga Rudina.

Prej një viti, ajo nuk publikon më asnjë foto apo dedikim për bashkëshortin në Instagram, madje nëpër intervista i është drejtuar Aleksit si “babai i Viktorias”, vajzës së tyre.

Ndërkohë që Rudina nuk ka pranuar të prononcohet ende për këto lajme, burime për “PanoramaPlus” kanë treguar se në fakt partneri i saj po lufton për martesën.

Ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Rudina dhe madje po konfuzon publikun me postimet në Instagram.

Teksa rrjeti zien nga lajmi i ndarjes, Aleksi publikoi një video të Rudinës dhe vajzës së tyre, duke i vendosur edhe dy zemra të kuqe.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i dyshes, të cilët ende nuk kanë sqaruar asgjë për publikun.

Megjithatë, e vetmja gjë që dimë është se Aleksi nuk ka ndërmend ta çojë marrëdhënien e tyre drejt divorcit.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari latin

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari popullor meksikan José José, i njohur si "Prince of Song". Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij ...

12:44

Luana flet për dasmën e saj vitin që vjen

Amarda Toska ishte e ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të ‘Shiko kush luan’. Ajo u pyet se cilët janë tre personazhe të njohur që ajo nuk i ka ftuar në ...

12:12

Don Phenom injoron pyetjet për Taynan

Tayna dhe Don Phenom thyen rekorde klikimesh në Youtube me “Columbiana”. Për Taynën, kënga ishte padyshim një ogur i mirë për karrieren së suksesshme në muzikë...

11:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI