Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Analiza: Zgjedhje të parakohshme në një ditë/ A po e gënjen Basha, PD?

Lapsi.al 30 September 2019
Analiza: Zgjedhje të parakohshme në një ditë/ A po e

Stopimi i protestave, zbutja e toneve radikale dhe lëshimi i sinjaleve të kompromisit nga opozita, po shoqërohen me idenë se shpejt, ndoshta nga pranvera, mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Madje, madje, këto zgjedhje nuk do të jenë vetëm të përgjithshme, por edhe lokale, duke rrëzuar kështu farsën e 30 qershorit, kanë raportuar mediat.

Në shtyp kanë rrjedhur copëza nga mbledhja e Lulzim Bashës me kryesinë dhe ish- grupin parlamentar të PD-së ku është mbështetur ideja e zgjedhjeve të shpejta: “Zgjidhja e krizës vjen nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”,  mësohet të ketë thënë Basha.

Po nga rrjedh kjo ide e liderit demokrat, kur shumica nuk ka dhënë asnjë sinjal zbutjeje dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk e kanë shtruar në tryezë këtë opsion?

Një version është që Basha të shpikë një fabul të re për të mbajtur me gajret militantët, të mërzitur nga fakti se nuk e rrëzoi dot kryeministrin me protesta, se nuk e pengoi dot 30 qershorin, se ka zbutur tonet e dikurshme, që përmblidheshin në slloganin: “nuk ka zgjedhje me Ramën”.

Por, sado absurde të duket, versioni se Basha po e përdor konceptin e zgjedhjeve të shpejta për të gënjyer vathën e vet, është më i miri i mundshëm.

Sepse nëse ai mendon se mund të shkojë vërtet në zgjedhje me Ramën kryeministër, ashtu sikurse në 2017, ky është një opsion katastrofal. Dhe kjo jo vetëm për fatin e opozitës, që nuk do të qe dot e aftë t'i përballonte bandat e vjedhjes së votës të rilindjes dhe as të matej me milionat e oligarkëve dhe koncesioneve që shkojnë pro saj. Humbja në këtë rast do të ishte e sigurtë.

Por, mbi të gjitha ky version do të qe një humbje për interesin e mbarë shqiptarëve. Sepse kur dogji mandatet, kur bojkotoi lokalet, opozita nuk u zotua para tyre se do të siguronte rotacionin, por se do të sillte ndryshimin. Dhe ky ndryshim nuk ishte thjeshtë këmbimi i karriges së Ramës me Bashën, por një transformim rrënjesor i sistemit, ku të zhbëheshin ndryshimet e kushtetutës të 2008, që e shndërrojnë kryeministrin në mbret, ku parlamenti të rifitonte pushtet në kontrollin e qeverisë, ku kryetarët e partive mos kishin të drejtën e listave të mbyllura, që caktojnë natën e fundit kë u do qefi dhe kë paguan më shumë për deputet.

Kur nisi lëvizjen radikale, PD premtoi se do t'i realizonte këto transformime të mëdha, duke arritur më parë tek një qeveri tranzitore, e cila do të bënte të mundur reformat e mëdha, pa shkopat nën rrota që i fut kushdo lider i fortë si kryeministër (në rastin konkret Rama).

Nëse ajo e harron këtë hartë rruge, ajo e ka të parashkruar një disfatë të re, si rezultat i mosbesimit që do të ngjallë në elektorat. Por edhe nëse ndodh mrekullia, edhe nëse Rama ka degraduar aq shumë sa nuk e ndihmojnë më as milionat dhe as banditët, shqiptarët do të dilnin sërish të humbur. Sepse pa u transfrmuar totalisht sistemi i programuar për të prodhuar liderë autoritarë, Lulzim Basha do të bëhej shumë shpejt si paraardhësi.

Prandaj kur e dëgjojmë atë t'i thotë partisë së vet se do të ketë zgjedhje të parakohshme, gjëja më e mirë që mund të besojmë është se po e bën për të gënjyer të vetët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI