Flash

Në urimin e ditëlindjes, bashkëshorti i përmend Gwyneth gjithë të metat (FOTO)

Lapsi.al 29 September 2019
Në urimin e ditëlindjes, bashkëshorti i përmend Gwyneth

Së fundi, Gwyneth Paltrow festoi ditëlindjen e 47 dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuk i dedikoi postimin e detyrueshëm në Instagram.

Në dallim nga gjithë urimet e tjera të kësaj natyre, Brad i nxorri në pah të metat gruas së tij në dukje perfekte.

Nën një foto pa grim të aktores, Falchuk shkroi një paragraf të gjatë që shpeh dashurinë e tij pa kushte për Gwyneth, përfshirë të metat e saj. “Sot është ditëlindja e Gwyneth kështu që do ta them – ajo është njeriu më i mirë në botë. S’është perfekte – sensi i humorit anon nga i pisti, nevrikoset me shoferët e tjerë, s’i qesh buza para filxhanit të parë me kafe, e konsideron dehidratimin si mangësi personaliteti dhe ushqimet e pamarinuara i lëndojnë ndjenjat,” shkruan Brad.

Ai vijon me: “Me gjithë këto të meta, hiret e ngrenë – sy blu që shohin më të mirën te njerëzit dhe një shtyse e palodhur për t’i bërë të tjerët të shohin më të mirën te vetja. Duar të buta dhe puntore që i përdor për të bërë pitet më të shijshme për të më bërë të ndihem në shtëpi, me prekjen më të vogël. Kureshtje ekstreme dhe trimëri ekstreme për ta ndarë me të tjerët këtë kureshtje.”

“Ajo është një nënë dhe njerkë e palodhur, bashkëshortja më e mirë. Gjithë shoqet e saj e dinë që është kampionia e tyre dhe se askush s’vishet më mirë se ajo. Është pambarimisht mahnitëse, e suksesshme në çdo gjë që bën dhe pi uiski dhe ha ushqime të thata e prapë ia del të duket aq mirë. Gëzuar ditëlindjen, dashuri. E di që s’jam i pari që them ‘falë Zotit që ekziton.’ Të dua,” përfundon ai, ndoshta urimin më romantik sot për sot.

Gwyneth e aprovon mesazhin me një koment të thjeshtë. “Vdiqa. Të dua,” tha ajo dhe u zhduk.

Ndërkohë, shoqja e aktores, Kate Hudson, shtoi një tjetër të metë që Brad s’e përmendi. “Harrove të shtosh që kur nevrikoset me shoferët e tjerë, vetë i jep makinës si e çmendur,” shkruan ajo.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari latin

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari popullor meksikan José José, i njohur si "Prince of Song". Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij ...

12:44

Luana flet për dasmën e saj vitin që vjen

Amarda Toska ishte e ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të ‘Shiko kush luan’. Ajo u pyet se cilët janë tre personazhe të njohur që ajo nuk i ka ftuar në ...

12:12

Don Phenom injoron pyetjet për Taynan

Tayna dhe Don Phenom thyen rekorde klikimesh në Youtube me “Columbiana”. Për Taynën, kënga ishte padyshim një ogur i mirë për karrieren së suksesshme në muzikë...

11:55

Flori Mumajesi bën rikthim në muzikë

Pas kaq shumë kohësh pritje dhe pikëpyetje se a do të rikthehet Flori Mumajesi në muzikë, më në fund e kemi një lajm. Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do ...

15:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI