Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari popullor meksikan José José, i njohur si "Prince of Song".
Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij të shtunën, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të dashur të Meksikës.
I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milionë disqe. Ai mori disa nominime Grammy.