Flash

Don Phenom injoron pyetjet për Taynan

Lapsi.al 29 September 2019
Don Phenom injoron pyetjet për Taynan

Tayna dhe Don Phenom thyen rekorde klikimesh në Youtube me “Columbiana”.

Për Taynën, kënga ishte padyshim një ogur i mirë për karrieren së suksesshme në muzikë që u pasua më shumë hite të tjera. Një vit pas atij suksesi, duket gjërat nuk shkojnë mirë mes reperes dhe Don Phenom. Të paktën kështu duket në rrjete sociale ku është vënë re se dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Përtej këtij fakti, përgjatë këtij viti ata kanë përformuar pothuajse në të njëjtat koncerte, megjithatë prej kohësh ata nuk kanë dhënë asnjë shenjë miqësie mes tyre. Së fundmi, në një një intervistë për “Tema Tv”, reperi u pyet nëse është i vërtetë fakti që i ka prishur raportet me Taynën. Don Phenom tha se “për këto gjëra duhet të flasin me menaxherët e tij”  dhe injoroi të përgjigjej më tej për Taynën, duke e devijuar fjalën në albumin e tij të ardhshëm: “Unë thjesht them kaq: Albumi i ri do vijë dhe do jetë një nga albumet më të fuqishëm në tregun shqiptar.”

Të këshilluara

Flori Mumajesi bën rikthim në muzikë

Pas kaq shumë kohësh pritje dhe pikëpyetje se a do të rikthehet Flori Mumajesi në muzikë, më në fund e kemi një lajm. Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do ...

15:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI