Flash

Gara për kryeministër/ Albin Kurti premton ndryshime të mëdha në Kosovë

Lapsi.al 28 September 2019
Gara për kryeministër/ Albin Kurti premton ndryshime të

Një nga gjashtë kandidatët për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka premtuar ndryshime të mëdha që sipas tij do të konkretizohen në vend me të mbërritur në pushtet forca politike që drejton.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Kurti ka ndarë me ndjekësit një video, ku shprehet se “për të ecur përpara shteti i Kosovës ka nevojë për një frymëzim të ri”.

“Shteti ynë ka nevojë për frymëzim si atë që e patëm pas luftës kur u çliruam apo si frymëzimi që u krijua pas shpalljes së pavarësisë.Ky frymëzim i tretë do të vie vetëm me ndryshime të mëdha. Ndryshimet e mëdha vijnë vetëm me fitoren bindëse të Vetëvendosjes”, thotë Kurti.

Krahas Kurtit, pjesë e garës për të marrë drejtimin e qeverisë së re janë edhe: Vjosa Osmani, kandidate nga radhët e LDK-së; Fatmir Limaj, kreu i Nismës për Kosovën; Kadri Veseli, lider i PDK-së; Ramush Haradinaj, drejtuesi i AAK-së, si edhe Nenad Rashiq, i propozuar nga koalicioni -Sloboda- ( Liria).

Në këto zgjedhje të parakoshme në Kosovë, që ndjekin dorëheqjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore. Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.

Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve, krahas përgatitjeve teknike, kanë filluar edhe thirrjet për një proces të lirë e demokratik dhe shmangien e parregullsive. Bashkimi Evropian ka vendosur një mision prej rreth 100 vëzhguesish, të cilëve do t'u bashkohen edhe diplomatët euro-perëndimorë të akredituar në Prishtinë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Policia e Kosovës ka bërë me dije se po punon me mekanizma të tjerë, duke bashkërenduar planet e përbashkëta të veprimit për të siguruar një mjedis të qetë në ditën e zgjedhjeve.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht lidhur me çështjen e tarifës 100 % ndaj mallrave serbe dhe për rivendosjen e dialogut me Serbinë, në funksion të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimin evropian të tyre. ©Lapsi.al

 

https://www.facebook.com/albini2017/videos/241550726783735/

Të këshilluara

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës

Zhak Shirak, ish-presidenti francez ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Mësohet se ish-presidenti vuante prej kohësh nga humbja e kujdesës. Ai ka qenë dy herë pres...

12:13

Mauzoleumi i Frankos ndan Spanjën

Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar n...

15:25

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI