Flash

Flori Mumajesi bën rikthim në muzikë

Lapsi.al 28 September 2019
Flori Mumajesi bën rikthim në muzikë

Pas kaq shumë kohësh pritje dhe pikëpyetje se a do të rikthehet Flori Mumajesi në muzikë, më në fund e kemi një lajm.

Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët për klipin e ri që do të dalë së shpejti.

Ka qenë këngëtarja Shkurte Gashi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po sjell duet me Florin dhe Brunon.

“Së shpejti”, ka shkruar Shkurta në foton, me të cilën bëri të ditur se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Xhirimet kanë filluar dhe treshja fantastike shfaqet në një makinë të kuqe me Shkurten në timon.

Flori duket mjaft në humor ndërsa qëndron në sediljen e pasme i veshur me një bluzë të bardhë.

Pak javë më parë, Flori dha lajmin e mirë për rikthimin qoftë fizikisht ashtu edhe në muzikë.

Më herët, ai kishte lajmëruar se po mendonte të hiqte dorë nga muzika dhe ky është një konfirmim se Flori do të rikthehet sërish me projekte të reja.

Të këshilluara

Libri i Demi Moore inatos Mila Kunis

Demi Moore rrëfeu në librin e saj të ri se ish-bashkëshorti, Ashton Kutcher, e tradhëtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe S...

17:43

Lenny Kravitz suprizon live fansin

Pesëvjeçari Justin Wilson II ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, ku i është dhënë rasti që të takohej me ...

16:26

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI