Flash

Selena Gomez tregon publikisht problemet me shëndetin mendor

Lapsi.al 27 September 2019
Selena Gomez tregon publikisht problemet me shëndetin mendor

Vitin e kaluar Selena Gomez kaloi një nga momentet më të vështira në jetën e saj dhe për këtë gjë ka vendosur të flasë publikisht.

Në 13 shtator artistja mori një çmim nga spitali “McLean”, sepse është treguar shumë e hapur për problemet e saj me depresionin dhe ankthin. 27-vjeçarja ka mbajtur një fjalim pas marrjes së çmimit, por ditët e fundit videot kanë filluar të shpërndahen në rrjete sociale.

“Mendoj se ndihemi më mirë kur tregojmë të vërtetën dhe kjo është e vërteta ime. Vitin e kaluar unë vuajta mendërisht dhe emocionalisht dhe nuk isha e aftë të ecja përpara. Nuk mundesha të buzëqeshja ose t’i bëja gjërat të dukeshin normale. Dukej sikur gjithë dhimbja dhe ankthi më pushtoi menjëherë dhe ky ishte një nga momentet më të frikshme të jetës sime. Kërkova mbështetje dhe mjekët më dhanë një diagnozë të qartë.

Në momentin që mora atë informacion, u ndjeva njëherësh e tmerruar dhe e lehtësuar. Unë kurrë nuk kisha marrë një përgjigje të plotë, nuk isha e vetdijshme për gjendjen. Kështu që fillova të përballesha me të, pasi nëna ime më ka mësuar që e vogël si të përballem me frikërat e mia dhe sfidat”, ka treguar Selena.

Ajo ka thënë se ka folur me shumë njerëz që kanë vuajtur nga e njëjta gjë, ka lexuar shumë për sëmundjen, ka takuar disa mjekë dhe se ka pasur fatin të trajtohet nga psikiatrët më të mirë. “Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë ka kaluar, mund të them se pas një 1 viti me punë intensive unë jam më e lumtur, më e shëndetshme dhe kam nën kontroll emocionet e mendimet e mia. Kështu që jam shumë e lumtur për këtë gjë”, ka thënë Selena përpara publikut që ka shpërthyer në duartrokitje. Artistja e njohur në 2018 kaloi disa muaj në një qendër rehabilitimi për t’u trajtuar për problemet e saj me shëndetin mendor.

Të këshilluara

Libri i Demi Moore inatos Mila Kunis

Demi Moore rrëfeu në librin e saj të ri se ish-bashkëshorti, Ashton Kutcher, e tradhëtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe S...

17:43

Lenny Kravitz suprizon live fansin

Pesëvjeçari Justin Wilson II ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, ku i është dhënë rasti që të takohej me ...

16:26

Rikthehet pas 5 vitesh në skenë Jehona Sopi

Muaj më parë këngëtarja Vesa Luma shkroi në rrjete sociale se po punon shumë që mikja e saj më e mirë Jehona Sopi të hapë një llogari në Instagram. Së fundmi...

15:10

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI