Flash

Lenny Kravitz suprizon live fansin

Lapsi.al 27 September 2019
Lenny Kravitz suprizon live fansin

Pesëvjeçari Justin Wilson II ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, ku i është dhënë rasti që të takohej me muzikantin e njohur, Lenny Kravitz.

Djaloshi ishte vetëm 18 muajsh kur filloi të luante në bateri, ndërsa në pjesëmarrjen e tij të parë në këtë emision (në vitin e kaluar) e interpretoi këngën e “Are You Gonna Go My Way” të yllit amerikan.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes së dytë e interpretoi këngën “Fly Away”, por kësaj radhe e priste një surprizë e madhe.

Kravitz u shfaq papritur në skenë për ta befasuar djaloshin, i cili gjatë asaj kohe ishte duke luajtur në bateri.

Justin i habitur filloi të bërtasë ndërkohë që Lenny iu afrua dhe e mori në krahë. Për më shumë, duke qenë se djaloshi është fans i Spidermanit, atij i ishin përgatitur edhe shumë dhurata.

Të këshilluara

Rikthehet pas 5 vitesh në skenë Jehona Sopi

Muaj më parë këngëtarja Vesa Luma shkroi në rrjete sociale se po punon shumë që mikja e saj më e mirë Jehona Sopi të hapë një llogari në Instagram. Së fundmi...

15:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI