Flash

Shkëputja e Rihannës nga muzika, aktivitetet e 3 viteve (FOTO)

Lapsi.al 26 September 2019
Shkëputja e Rihannës nga muzika, aktivitetet e 3 viteve (FOTO)

Rihanna qëndron larg muzikës që prej janarit të 2016-s, kohë kur publikoi albumin e saj të fundit, “Anti”.

Prej kohësh, fansat presin rikthimin e saj, por më kot. Megjithatë këngëtarja e ka mbajtur veten të zënë me shumë, shumë projekte.

Në shtator të 2016-s, Rihanna bashkëpunoi me Puma-n për të sjellë një koleksion me atlete. Fenty x Puma u shitën sa hap e mbyll sytë.

Në shkurt të 2017, Rihanna u vlerësua nga Harvard University për bamirësitë e saj. Gjatë fjalimit të saj, ajo shreh, “Gjithë ç’duhet të bëni është të ndihmoni dikë, pa pritur gjë në këmbim. Për mua, ky është humanizëm. Nuk është e thënë që të jesh i pasur që të ndihmosh të tjerët. Nuk ka pse të jesh i famshëm.”

Gjatë verës së 2017-s, Rihanna u shfaq në "Valerian and the City of a Thousand Planet", në rolin e Bubble.

Në shtator të 2017-s, këngëtarja lançoi kompaninë e saj me produkte kozmetike me emrin Fenty Beauty.

Në fakt, në nëntor të dy viteve më parë, Rihanna u shfaq në këngën “Lemon” të N.E.R.D. Por nuk mjafton!

Në maj të 2018-s, këngëtarja lançoi markën me të brendshme, Savage x Fenty.

Në shtator të 2018-s, u shpall ambasadore nga vendlindja e saj, Barbados. Vendi e emëroi këngëtaren si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe të Plotfuqishme, e cila ka promovuar dhe promovon turizmin dhe investimet e huaja në ishull.

Mori pjesë në “Ocean’s 8”.

U shfaq në trailerin e filmit “Guava Island” me Donald Glover.

Në 2014-n, Rihanna krijoi Diamond Ball si një event për të mbledhur para për fondacionin e saj The Clara Lionel Foundation. Edhe në 2019-n, nuk mungoi performanca e saj. Fondacioni The Clara Lionel është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Rihanna në vitin 2012 me qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve të varfra, me në qendër arsimin dhe shëndetësinë.

Prezantoi koleksionin e fundit të Savage x Fenty në Javën e Modës në Nju Jork, një shfaqje spektakolare, ku performuan Normani, Halsey dhe Migos.

Ndërkoha jeta e Rihanna-s momentalisht, në një meme të postuar nga vetë ajo: “Kur fansat vazhdojnë të të pyesin për muzikën.”

Të këshilluara

Martohet Cassie Ventura

Ylli i famshëm amerikan, Cassie Ventura dhe Alex Fine u fejuan më 24 gusht në Kalifornia, teksa dyshja u martuan zyrtarisht dje në Malibu. Për ditën e veçantë ...

15:38

Ledri Vula gjen sozinë e tij

Ledri Vula është një nga meshkujt më simpatikë të showbiz-it shqiptar dhe nëse mendonit se nuk gjendet një i ngjashëm me të gaboheni! Është dikush që ka pothuaj...

14:11

Kylie Jenner përfundon në spital (FOTO)

Kylie Jenner është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. 22-vjeçarja ka qenë duke vuajtur nga disa simptoma ditët e fundit...

13:21

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI