Flash

Rezarta Shkurta: Kur Ermali ishte në burg m’u dhjetëfishuan fitimet

Lapsi.al 26 September 2019
Rezarta Shkurta: Kur Ermali ishte në burg m’u dhjetëfishuan

Rezarta Shkurta në një nga intervistat e fundit rrëfeu një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, në të cilën iu rrezikua dhe biznesi.

“Unë kisha vetëm katër muaj biznes në momentin që ndodhi problemi im familjar që tashmë dihet, dhe përveç se sigurisht sulmuan tim shoq me të drejtë, më sulmuan dhe mua. Faktikisht ka qenë e padrejtë sepse njeriu mund të mbajë përgjegjësinë për veprimet e veta dhe unë isha një nënë e re asokohe që kisha hapur një biznes dhe kisha vetëm katër muaj biznes.

Filluan “Rezarta pastrim parash me Hera Company”, që edhe nëse do të bëhej pastrim parash nuk kishte ngelur tek një studio fotografike. Së dyti ne kishim realizuar një foto, ishte një fëmijë i vogël me një llullë. Faktikisht nuk ishte një ide origjinale, ne e kishim marrë nga një fotograf i famshëm francez. Gazeta: Rezarta jep shembull të keq për fëmijët dmth reklamon duhanin. Kjo në atë hark kohor kur ishin dhe gjithë ato lajmet e tjera. U bë aq e madhe, unë e përjetova keq sa mendova, tani u mbyll Hera Company. Isha e sigurt që Hera Company falimentoi. Ai muaj është mbyllur shumëfish fitim. Seriozisht, her dhjetë fitim, kur unë mendova se falimentova, me sinqeritetin më të madh. Mësimi që nxorra ishte nuk ka reklamë të keqe apo të mirë, mjafton të përmendesh,”- u shpreh ajo.

Të këshilluara

Martohet Cassie Ventura

Ylli i famshëm amerikan, Cassie Ventura dhe Alex Fine u fejuan më 24 gusht në Kalifornia, teksa dyshja u martuan zyrtarisht dje në Malibu. Për ditën e veçantë ...

15:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI