Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Profil/ Dy fytyrat e Lulzim Bashës sipas amerikanëve

Lapsi.al 26 September 2019
Profil/ Dy fytyrat e Lulzim Bashës sipas amerikanëve

Mesazhi i fundit i ambasadës amerikane në Tiranë ka shkaktuar tepër konfuzion mes ndjekësve të politikës në vend. Sepse një lavdërim i papritur për liderin e PD-së, Luzim Basha, bie ndesh kryekëput me qëndrimet që selia e rrugës së Elbasanit ka mbajtur prej disa muajsh. Ato krijojnë perceptimin e një konfuzioni të madh, për një politikan që Arvizu dikur e quante “Yll në ngritje të politikës shqiptare”, ndërsa shumë kohë më pas Donald Lu e anatemonte si njeriun që mban peng miratimin e reformës në drejtësi.

Historia po përsëritet. Që kur opozita vendosi të marrë vendimet e forta për djegien e mandateve, organizimin e protestave të dhunshme dhe më pas bojkotmin e 30 qershorit, Basha është vizatuar si delja e zezë e krizës vendase. Me një sens të theksuar për t'u përzierë në çorbën lokale, ambasada e SHBA u bëri thirrje deputetëve të PD-së mos u bindeshin liderëve të tyre për djegien e mandateve. Pastaj ajo i inkurajoi kandidatët e listës të bëheshin pjesë e kuvendin legjitim, duke tradhëtuar liderët. Etiketimet se “Basha po tradhëton zgjedhësit e tij”, se “po cënon rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit”, u bënë konsante e deklarimeve të ambasadës.

Më e nxehtë u bë situata kur në lojë u fut edhe Mathew Palmer. Pas protestave me zjarr dhe Molotov ai ta: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”. Ai u kujdes të nënvizojë se rruga e ndjekur nga liderët e opozitës “dëmton përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE”. Madje ai e shpuri në ekstrem kërcënimin për Bashën kur gjatë një interviste për Zëri i Amerikës lëshoi bombën: “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Këtë mesazh u përkujdes ta përforconte edhe ambasada në Tiranë, të cilës i rodhi në media një lajm, se një përfaqësues i sai i kishte përcjellë mesazhin liderit demokrat për mosprishjen e zgjedhjeve: “…zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë. “Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik, i bërë apo nxitur nga ju, do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’iu klasifikojë si organizata të dhunshme!”.

Pra po t'i lexosh nga optika e sotme, Lulzim Basha është lider i një organizate në pragun e etiketimit si e dhunshme, një udhëheqës që ka tradhëtuar elektoratin e vet, që po kompromenton rrugën e Shqipërisë drejt BE, që është përgjegjës për dhunën dhe i padëshiruar për SHBA-në.

Por ka mjaftuar një pjesmarrje qesharake e një eksperti teknik të PD-së, dhe vendimi i Bashës për t'i bindur aleatët e tij që kjo të ndodhë, që ai të pikturohet krejt ndryshe nga selia e rrugës së Elbasanit. Në një komunikatë, ajo ka përshëndetur "kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.

Se çfarë lidershipi tregohet duke shpënë një ekspert teknik në një tryezë formale, këtë mund ta shpjegojnë vetëm ata që e kanë formuluar. Por pyetja kur lexon këtë konstatim ngrihet: “Cili është Lulzim Basha i vërtetë sipas amerikanëve, njeriu i aftë për udhëheqësi, apo ai politikani i dhunshëm që ka braktisur zgjedhësit e vet”.

Por ndoshta përpara se të përplasim kokën për t'i dhënë shpjegim këtij ambiguiteti, është mirë të shtrojmë një pyetje tjetër: Mos ndoshta ambasada ia ka futur kot edhe kur na ka vizatuar Bashën e zi, edhe kur po pikturon variantin e tij të bardhë? A mos i kërkojmë shumë duke pretenduar parimësi dhe koherencë, kur ajo lëshon vetëm formula diplomatike për të zgjidhur hallet e çastit?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI