Flash

Dokumentari tronditës, më i shikuari në HBO (VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2019
Dokumentari tronditës, më i shikuari në HBO (VIDEO)

Në HBO u transmetua pjesa e parë e një dokumentari dy-pjesësh të titulluar “I Love You, Now Die” (Të dua, tani vdis). Dokumentari tregon historinë e dy adoleshentëve, gjimnazistes Michelle Carter dhe të dashurit të saj Conrad Roy III. Ata supozohej se ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, derisa ajo e bindi Conrad-in përmes një mesazhi që të bënte vetëvrasje. Gjyqi i Michelle ishte një ndër më të diskutuarit në vitin 2016 dhe detajet janë tronditëse dhe të paimagjinueshme.

 

Michelle dhe Conrad – dy adoleshentë që jetonin disa orë larg njëri-tjetrit në dy qytete të Massachusetts – u takuan në vitin 2012 teksa vizitonin familjet e tyre në Florida. Pavarësisht se lidhja filloi në distancë, ia dolën që të qëndronin bashkë për dy vite.

Në korrik të 2014-s, Conrad u gjet i pajetë në Fairhaven, qytet në Massachusetts, pasi helmoi veten me monoksid karboni. Ishte vetëm 18 vjeç.

Më pas, policia zbuloi tekste tronditëse të Michelle, e cila i kërkonte të vriste veten. Në mesazhe, Michelle përshkruante mënyra të ndryshme si ai mund ta kryente vetëvrasjen.  Në dokumentar, do të shfaqen filmimet e gjyqit të papublikuara më parë, intervista me anëtarë të familjes, si edhe shokët e ngushtë të Conrad-it. Në serinë e parë, në qendër është trajtimi i historisë nga ana e prokurorisë, ndërsa në serinë  e dytë gjithçka bazohet te mbrojtja.

Të këshilluara

Martohet Cassie Ventura

Ylli i famshëm amerikan, Cassie Ventura dhe Alex Fine u fejuan më 24 gusht në Kalifornia, teksa dyshja u martuan zyrtarisht dje në Malibu. Për ditën e veçantë ...

15:38

Ledri Vula gjen sozinë e tij

Ledri Vula është një nga meshkujt më simpatikë të showbiz-it shqiptar dhe nëse mendonit se nuk gjendet një i ngjashëm me të gaboheni! Është dikush që ka pothuaj...

14:11

Kylie Jenner përfundon në spital (FOTO)

Kylie Jenner është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. 22-vjeçarja ka qenë duke vuajtur nga disa simptoma ditët e fundit...

13:21

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI