Flash

Placido Domingo jashtë operës, shkak akuzat për ngacmim seksual

Lapsi.al 25 September 2019
Placido Domingo jashtë operës, shkak akuzat për ngacmim seksual

Metropolitan Opera i ka dhënë fund kontratës me tenorin e njohur Placido Domingo pas akuzave ndaj tij nga disa gra për ngacmim seksual.

78-vjeçari do këndonte në rolin kryesor “Macbeth” mbrëmjen e së mërkurës.

Por këngëtari, i cili mohon pretendimet, tha në një deklaratë të martën se marrëdhënia e tij 51-vjeçare me shtëpinë e operës kishte mbaruar.

Disa kompani të tjera kanë anuluar tashmë koncertet e tij.

Një total prej 20 grash e kanë akuzuar spanjollin për ngacmim seksual, sjellje të papërshtatshme seksuale dhe se përdorte pozicionin e tij në industri për t’i dëmtuar karrierën nëse e refuzonin atë.

Pretendimet e tyre u botuan në dy artikuj nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Met Opera tha se Domingo kishte pranuar të tërhiqej nga të gjitha shfaqjet e ardhshme në Met.

“Unë bëra debutimin tim të parë në Operën Metropolitane në moshën 27 vjeçare dhe kam kënduar në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vjet rresht,”-tha ai. “Ndërsa kundërshtoj ashpër të gjitha pretendimet ndaj meje, jam i shqetësuar për një klimë në të cilën njerëzit dënohen pa proces të rregullt.”

Të këshilluara

Humbin syzet legjendare të Lenny Kravitz

“Këto syze vintage kanë një vlerë të pabesueshme emocionale për mua. Më ndihmoni që ti gjej”. Është ky apeli i dëshpëruar i këngëtarit Lenny Kravitz. Këngëtari ...

17:14

Tyler Cameron për Gigi Hadid: Jemi vetë miq!

Tyler Cameron është shprehur së fundmi për marrëdhënien e tij me modelen Gigi Hadid, por ajo çfarë ka thënë, na ka surprizuar të gjithë. Tyler dhe Gigi kanë nde...

17:04

Meghan Markle heq unazën e martesës...

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe princ Harry kanë nisur turin e tyre mbretëror dhe momentalisht ndodhen në Afrikë. Ata kanë marrë me vete edhe djalin, Archie...

16:05

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI