Flash

Hailey Bieber suporton publikisht Selena Gomez

Lapsi.al 25 September 2019
Hailey Bieber suporton publikisht Selena Gomez

Pas ndarjes së bujshme nga Selena Gomez, Justin Bieber nisi romancën e re me modelen Hailey Bieber.

Madje, gjërat mes tyre rrodhën aq shpejt, sa ata u fejuan dhe u kurorëzuan me martesë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Justin e tregon gjatë gjithë kohës sa i dashuruar është me Hailey-n dhe të gjithë e kemi kuptuar se ai e ka lënë pas historinë me Selena-n, megithëse për një kohë të gjatë fansat s’mund të mësoheshin me këtë ide.

Madje, ata i shkruanin mesazhe të shumta Hailey-t, duke i thënë të heqë dorë nga Justin e ta lërë këngëtarin të bashkohet me Selena-n.

Pavarësisht të gjithave, duket se Hailey nuk e ka aspak problem t’i mbështesë publikisht Selena-n dhe shoqet e saj.

Modelja ka pëlqyer një postim në Instagram të një shoqeje të përbashkët të saj dhe Selena-s, ku flitej për sipërmarrjen e re të 3 vajzave, mes tyre edhe Selena-s.

“Shumë e emocionuar që Episodi 1 i serialit tim të fundit “Giving Back Generation” është këtu! Në këtë episod ne flasim për miqësinë që Raquelle ndau me ndjekësit e saj. Ky episod është veçanërisht i veçantë për mua pasi Courtney, Sel dhe Ashley kanë qenë miket e mia gjatë të 20-ave. Ne flasim për atë që do të thotë të mbështesim njëra-tjetrën, të falim dhe të rritemi së bashku. Mezi presim të dëgjojmë reagimet tuaja dhe shpresoj t’ju frymëzojë.”- është shkrimi ku përmendet Selena, të cilin Hailey e ka pëlqyer.

Kujtojmë se një vit më parë, Hailey ndoqi në Instagram një faqe të fansave të Selena Gomez, ndërsa më pas i bëri ‘unfollow’ duke u shprehur se i kishte ndjekur aksidentalisht.

Të këshilluara

Meghan Markle heq unazën e martesës...

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe princ Harry kanë nisur turin e tyre mbretëror dhe momentalisht ndodhen në Afrikë. Ata kanë marrë me vete edhe djalin, Archie...

16:05

Rihanna humb pjesëtarin e familjes

Rihanna, ka humbur ditën e sotme një person të familjes së saj. Këngëtarja e ka ndarë lajmin me ndjekësit në ‘Instagram’, duke treguar se ka humbur xhaxhain....

14:29

Bora Zemani zbulon emisionin e ri

Bora Zemani ka nisur punën për një tjetër projekt (pa binjakët), që do të vijë sërish në bashkëpunim me Tring-un. Me anë të një postimi në Instagram, që ësht...

13:59

A janë ndarë Fero dhe Arbenita?

Disa javë më parë, reperi Fero njoftoi nëpërmjet një fotoje në Instagram se ishte larguar nga “On Records”, pasi kishte ndërmend të vepronte si një artist i lir...

12:37

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI