Flash

Bruce Springsteen feston 70 vjetorin e lindjes

Lapsi.al 25 September 2019
Bruce Springsteen feston 70 vjetorin e lindjes

Bruce Springsteen nuk ka patur asnjëherë një hit numër një në klasifikim, nuk ka shitur aq albume sa Billy Joel, e nuk ka aq ndikim sa Elvis Presley apo Chuck Berry.

 Por ‘bosi’, siç e quan CNN, që sapo mbushi 70 vjeç, është thuajse me siguri ylli më i nderuar amerikan i rock-ut në të gjithë kohërat. Bob Dylan shihet më shumë si këngëtar popullor.

Gjatë karrierës së tij prej 5 dekadash, Springsteen ka fituar 20 çmime Grammy, një Oscar, dy Golden Globes, një çmim special Tony dhe është nderuar nga Kennedy Center, pa llogaritur edhe çmimet e shumta MTV Video Music Awards. Në 1999-tën, u bë pjesë e në Rock & Roll Hall of Fame. Në 2016-tën, ish presidenti amerikan Barak Obama i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil që mund t`i bëhët dikujt. Bruce vazhdon të mbetet një forcë e muzikës, vazhdon gjigandi mediatik amerikan.

Ai shihet si një njeri që krijon këngë të bukura, koncertet e tij live konsiderohen legjendare, nuk druhet që ta sfidojë publikun, muzikantët e tjerë e adhurojnë, dhe përpos të gjithë këtyre, tregon se në fund, është një njeri i madh, por që nuk ka frikë t`i tregojë dobësitë e tij.

Të këshilluara

Jenna Dewan, shtatëzanë për herë të dytë

Jenna Dewan është shtatzënë për herë të dytë. Gati një vit më vonë, dyshja janë gati për të pritur pjesëtarin e ri të familjes. Lajmin, e ka konfirmuar vetë ...

16:47

Fansi kërcënon Mileyn në skenë

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e frikshme në Hollywood. Një fans i obsesionuar pas këngëtares Miley Cyrus, ka gjetur mënyrën për t’u ngjitur në skenë gjat...

14:11

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI