Flash

Si e përjetoi Kit Harington mbarimin e Game of Thrones

Lapsi.al 24 September 2019
Si e përjetoi Kit Harington mbarimin e Game of Thrones

Siç u raportua më herët këtë vit, që pas xhirimit dhe transmetimit të sezonit të fundit të “Game of Thrones”, ku Kit Harington ishte protagonist përgjatë një dekade, aktori u përball me disa vështirësi. Të gjithë e mbani mend besoj video-n ku ai shpërthente në lot, teksa lexonte skenarin për fundin e serialit, ndërkohë që burime të ndryshme thanë se pas përfundimit të shfaqjes televizive atij i ishte dashur dhe të regjistrohej në një klinikë të shëndetit mendor.

Megjithatë në paraqitjen e fundit që bëri në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve Emmy ai dukej mirë dhe mjaft në formë. 32-vjeçari ishte i pranishëm dhe në skenë, teksa mori së bashku me cast-in e “Gme of Thrones”, çmimin si seriali më i mirë dramatik i vitit. Dhe siç raportojnë burime për “Us Weekly”, gjatë bisedave me të pranishmit në festën pas eventit, ai ka rrëfyer si u ndje vërtetë pasi shfaqja televizive mbaroi.

“Një grup njerëzish ishin duke folur se si të xhroje Game of Thrones për 10 vite ishte një kohë shumë e gjatë”- tregon burimi- “Dhe ai tha: Ndihesha si 15 vjeç. Më pas të gjithë ishin duke folur për moshën e tyre dhe ai tha se tani ishte 32 vjeç dhe kur e kishte kuptuar vërtetë këtë, pikërisht pasi xhirimet mbaruan, i kishte thënë vetes që duhet të rritej.”

Të këshilluara

Wanda Nara publikon foton nudo (FOTO)

Gjithmonë protagoniste Wanda Nara tani thyen rrjetet sociale.  Ajo shfaqet tërësishtë nudo. ’Natën e mirë’ shkruan ajo në foto duke treguar format e saja bomba...

11:55

Elisa Spiropali, nënë për herë të dytë

Elisa Spiropali është sërish në pritje të ëmbël. Ajo e ka konfirmuar lajmin gjatë një intervistë në “Abc News”, kur është pyetur në mënyrë të papritur në fakt ...

11:42

Aksidentohet Arta Nitaj në Prishtinë

Arta Nitaj është aksidentuar  në Prishtinë! “Prive.al” ka publikuar fotot e kapura nga paparaci ku shfaqet aktorja e ulur brenda automjetit të saj luksoz. ...

18:36

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI