Flash

Elisa Spiropali, nënë për herë të dytë

Lapsi.al 24 September 2019
Elisa Spiropali, nënë për herë të dytë

Elisa Spiropali është sërish në pritje të ëmbël.

Ajo e ka konfirmuar lajmin gjatë një intervistë në “Abc News”, kur është pyetur në mënyrë të papritur në fakt nga gazetarja Mirela Milori për këtë shtatëzani të dytë. “Kjo ishte pak e papritur në këtë studio”- u përgjigj Spiropali- “Por këto janë punët e Zotit që nuk mund të parashikohen. Është një lajm i mirë patjetër, është shkak për lumturi.” Ndërkohë Ministrja e qeverisë socialiste tha se gjithçka po shkonte mirë gjatë pritjes së ëmbël dhe sjellja në jetë e një tjetër fëmije është shkak për më shumë energji dhe motivim e aspak për lodhje: “Përveç tërmetit që na tronditi pak, të tjerat kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka problem, mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën, edhe për vendin, duke qenë se po sjell një fëmijë tjetër këtu. Gjithçka është mbarë dhe nuk e konsideroj si barrë, përkundrazi më ka dhënë shumë energji.” Gjithashtu, me këmbënguljen e gazetares, Elisa ka zbuluar dhe se kur pritet të vijë në jetë fëmija i dytë: “Këto gjëra nuk mund të parashikohen saktësisht, por në fund të janarit do ta realizojmë edhe këtë detyrë.”

Të këshilluara

Aksidentohet Arta Nitaj në Prishtinë

Arta Nitaj është aksidentuar  në Prishtinë! “Prive.al” ka publikuar fotot e kapura nga paparaci ku shfaqet aktorja e ulur brenda automjetit të saj luksoz. ...

18:36

Miley Cyrus përjeton një ndarje të dytë

Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter nuk janë më bashkë. Këngëtarja i dha fund martesës me Liam Hemsëorth për një vajzë, por duket se romanca e re nuk i zgjati shumë...

17:29

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI