Flash

Arrestohen personat që publikuan foton e trupit të Emiliano Sala

Lapsi.al 24 September 2019
Arrestohen personat që publikuan foton e trupit të Emiliano Sala

Në muajin janar të këtij viti, futbollisti i njohur Emiliano Sala u shpall i humbur pasi ishte nisur në një udhëtim me avion, ndërsa një muaj më pas u gjet edhe trupi i tij i vdekur.

Humbja e tij tronditi botën dhe situata u rëndua më shumë kur në rrjet nisën të qarkullojnë foto të trupit të vdekur të futbollistit.

Fillmisht, fotot u publikuan nga drejtori i një kompanie në “CCTV” dhe punojësja e tij.

Christopher Ashford 62 vjeç dhe Sherry Bray 49 vjeç janë dënuar nga Gjykata Swindon Crown për shkak të publikimit të pamjeve të tmerrshme.

Ashford mori 4 muaj burg, ndërsa Bray u dënua me 14 muaj. Ata e pranuan përpara gjykatës se kishin shkelur ligjin.

Motra e 28-vjeçarit Sala ka rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë pamjet e trupit të Emiliano-s pas vdekjes.

“Si mund të ketë kaq njerëz të ligë dhe të këqij si ata që publikuan foton? Pashë foto të trupit të vëllait tim në Instagram e kudo tjetër. Nuk i harroj ato foto, nëna ime vazhdon të jetë e shokuar!”- është shprehur ajo.

Emiliano Sala sapo kishte firmosur kontratën me Cardiff City, kur të gjithë u tronditën nga rrëzimi i avionit të tij më 21 janar të këtij viti.

Burimi: tiranapost.al

Të këshilluara

Fansi kërcënon Mileyn në skenë

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e frikshme në Hollywood. Një fans i obsesionuar pas këngëtares Miley Cyrus, ka gjetur mënyrën për t’u ngjitur në skenë gjat...

14:11

Frozen 2, më i realizuar se filmi i parë

Fill pas publikimit disa orë më parë, traileri i “Frozen 2” u kthye në videon #1 në Trending në YouTube, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë. Në videon prezant...

14:22

Pasi anuloi koncertet Fero paralajmëron...

Ditën e djeshme Fero bëri një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij. Ai tha se ka anuluar të gjithë koncertet për muajt në vazhdim dhe nuk tregoi arsye për...

13:22

Wanda Nara publikon foton nudo (FOTO)

Gjithmonë protagoniste Wanda Nara tani thyen rrjetet sociale.  Ajo shfaqet tërësishtë nudo. ’Natën e mirë’ shkruan ajo në foto duke treguar format e saja bomba...

11:55

Elisa Spiropali, nënë për herë të dytë

Elisa Spiropali është sërish në pritje të ëmbël. Ajo e ka konfirmuar lajmin gjatë një intervistë në “Abc News”, kur është pyetur në mënyrë të papritur në fakt ...

11:42

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI