Flash

Terror në Afganistan, së paku 35 të vrarë

Lapsi.al 23 September 2019
Terror në Afganistan, së paku 35 të vrarë

Së paku 35 civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur në një sulm të kryer nga ushtria afgane në provincën jugore të Afganistanit, Helmand. Incidenti ndodhi të dielën vonë, kur forcat speciale bastisën një shtëpi, e cila, sipas zyrtarëve, është përdorur nga talibanët për të stërvitur bombardues.

Një lokacion dasmash, pranë shënjestrës së sulmit, u përfshi po ashtu nga luftimet, thanë zyrtarët. “Tridhjetepesë civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur. Këta njerëz ishin në një dasmë pranë vendit të sulmit në zonën Khaskar të qarkut Musa Kala”, tha Attaullah Afghan, anëtar i këshillit të provincës Helmand.

Një tjetër anëtar i këshillit të provincës, Abdul Majid Akhundzadah, tha se 40 njerëz – të gjithë civilë – janë vrarë në sulm. Ushtria amerikane tha se 22 militantë talibanë janë vrarë gjatë bastisjes, shkruan rel.

Talibanët, ndërkaq, thanë në një deklaratë se disa civilë janë vrarë, ashtu si edhe 18 pjesëtarë të forcave afgane. Incidenti vjen pasi rreth 30 civilë janë vrarë javën e kaluar në një sulm me dron në provincën lindore Nangarhar.

Të këshilluara

Gjermani, 100 miliardë euro për klimën

Qeveria gjermane kërkon të miratojë një paketë masash për klimën prej të paktën 100 miliardë eurosh, deri në vitin 2030, sipas një projekti ende në diskutim në ...

13:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI