Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Kaq e pati, na la dhe Besa Shahini, i tregon publikut se çfarë mediash duhet të shohë

Lapsi.al 23 September 2019
Kaq e pati, na la dhe Besa Shahini, i tregon publikut se çfarë
Kur ju vërshëllen shefi, çfarëdo shkolle të kenë kryer, çfarëdo formimi të kenë, ministrat socialistë e humbasin arsyen. Pas Olta Xhaçkës, dhe Sandër Leshit, e fundit në radhë është Besa Shahini, që e ka shpallur të mirqenë se njerëzit u dyndën në rrugë na frika e tërmetit, pasi lexuan një shkrim në portale ku thuhej se do të shkundej dynjaja në ora 23 30. Natyrisht, Besa nuk ka asnjë investigim nëse ky popull që tregoi se shkon më tepër pas bestydnive, sesa pas asaj që ka mësuar në sistemin arsimor që sot kryeson Shahini, pra që beson se tërmetet janë të parashikueshme, të jetë kapluar nga paniku prej dy gazetarëve. Ajo në këtë pikë bazohet tek çfarë ka shkruar në Facebook, Rama dhe kaq i mjafton (faksimile poshte). E deri këtu nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, në fund të fundit, e marrosur nga largpamësia e udhëheqësit nuk bën asgjë më shumë nga Elisa, Mimi, apo Milva.

Andi Bushati: Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

Por, kulmi është kur pa asnjë provë dhe investigim, ajo del para publikut të shpallë dy vendime të mëdha e nisur nga ky rast. I pari është një thirrje drejtuar shikuesve: Mos hapni portalet periferike, por besojini vetëm televizioneve të mëdha, se ato janë burim i sigurtë. Pra Klani, Topi, Vizioni News, media me një pronar të vetëm, që i shërbejnë vetëm biznesit të këtij të fundit, që marrin në mënyrë okulte para pafund nga qeveria, janë për Shahinin burimet e besueshme që duhet të dëgjojë populli. I dyti, lidhet me vendimet që ajo ka vendosur të marrë si ministre. Nga që Besa e ka të sigurtë (ia ka thënë shefi) që kryeqytetasit ia mbathën rrugëve me brekë nëpër këmbë, pasi lexuan Syrin dhe Shekullin, ajo ka vendosur që nga kjo katastrofë të ndryshojë kurikulën mësimore. Po, po fërkoni sytë dhe lexojeni sërish: të ndryshojë kurikulën mësimore. Por, pasi dëgjoni të thotë këtë ju imagjinoni se do shtojë orët e mësimit për tërmetet në lëndën e gjeografisë. Prapë jeni gabuar. Ajo ka vendosur të vaksionojë shqiptarët kundër Fake News. "Do fusim në kurrikula mësimin për fakenews për të luftuar anfalbetizimin mediatik" tha ajo duke zbatuar edhe në fushën e arsimit mësimet e timonierit të madh. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI