Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Fotot e panikut/Frika nga tërmeti mbushi rrugët e Tiranës

Lapsi.al 23 September 2019
Fotot e panikut/Frika nga tërmeti mbushi rrugët e Tiranës

Sheshi qendror i kryeqytetit, ai “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe zona e Stacionit të Trenit u mbipopulluan me qytetarë në panik, nga frika se Tirana mund të goditet nga një tërmet shkatërrues orët në vijim. Mijëra banorë, fëmijë, burra, gra dhe të moshuar kanë lënë shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar shesheve të Tiranës për të minimizuar pasojat.

Gjithçka erdhi pas paralajmërimeve në rrjetet sociale se rreth orës 23:30 Tirana do të goditej nga një tërmet 6 ballë, ndërsa lëkundjet e orës 22:10 perforcuan informacionin e përhapur në Facebook.

Ndërsa fotoja poshtë i përket “Unazës së Madhe” të Tiranës. Vargu i automjeteve me njerëz të cilët po lënë shtëpitë e tyre nga alarmi i tërmeve të fuqishme.

Në fakt ora 23:30 kaloi dhe asnjë lëkundje sizmike nuk  u regjistrua.

Qeveria, kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë quajtur të rremë njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale dhe më pas të kthyer në lajm nga disa portale.

Policia e Shtetit bëri të ditur se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë zbardhjen e plotë dhe autorësinë e lajmit qe shkaktoi panik,  tek qytetarët. “Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët. Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që  do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit' njoftoi policia.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI