Mbrëmjen e djeshme bota e ekranit të vogël kishte natën e tij më të rëndëisishme, teksa u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy. 2019-ta ishte 71-vjetori i ndarjes së këtij trofeu për protagonistët dhe personazhet më të dalluar të serialeve, shfaqjeve televizive, dokumentarëve dhe gjithçkaje tjetër që ofron.
Ndërkohë që aktori Billy Porter, që ju mund ta njihni si burri që vishet çuditshëm në tapetet e kuqe, triumfoi si aktori kryesor më i mirë në një serial dramatik. Nga ana tjetër Patricia Arquette mori Emmy-n si aktorja më e mirë suportuese në një serial me seri të limituara, për rolin në ”The Act”: Regjia më e mirë e dramave shkoi në mënyrë suprizë për “Ozark” dhe “Suçesion”, ndërkohë që meqë jemi tek dramat, edhe pse sezoni i tij i fundit ishte i tillë (dhe jo për mirë), “Game Of Thrones” sërish ja doli të marrë çmimin e rëndësishme si seriali më i mirë dramatik. Jodie Comer triumfoi si aktorja më e mirë protagonist në nëj serial dramatic për “Killing Eve” dhe ne ende po pyesim veten si nuk fitoi Sandra Oh. Gjithsesi ja ku është lista e pltoë e fiutesve, dhe një përmendje e fundit për absolutisht një prej performancave më të mira në televizion vitet e fundit, Bill Harder, për rolin e jashtzakonshëm në komedinë “Barry”. Aktori protagonist më i mirë në serial të limituar ose film televiziv: Jharrel Jerome, “When They See Us” Aktorja protagoniste më e mirë në serial të limituar ose film televiziv: Michelle Williams, “Fosse/Verdon” Aktori protagonist më i mirë në serialet komedi: Bill Hader, “Barry” Aktorja protagoniste më e mirë në serialet komedi: Phoebe Waller-Bridge, “Fleabag” Aktori protagonist më i mirë në serialet dramatike: Billy Porter, “Pose” Aktorja protagoniste më e mirë në serialet dramatike: Jodie Comer, “Killing Eve” Reality Show: “RuPaul’s Drag Race” Talk-Show më i mire: “Last Week Tonight with John Oliver” Seriali i shkurtër më i mire: “Chernobyl” (Yessss) Seriali komedi më i mire: “Fleabag” Seriali dramatik më i mire:“Game of Thrones”