Flash

Mediat dynden në Kenia për të parë zebrën me pika

Lapsi.al 21 September 2019
Mediat dynden në Kenia për të parë zebrën me pika

Mediat janë dyndur në një rezervat në Kenia, ku pak ditë më parë u fotografua një zebër e rrallë.

Në vend të vijave, ajo ka pika për shkak të një mutacioni gjenetik. Fotografi Frank Liu, po kërkonte rinocerontë, kur dalloi zebrën e veçantë që nuk ishte më shumë se një javëshe.

Vijat e zebrës janë unike, ashtu si shenjat e gishtave për njeriun. Por, zebra e re, me pika, është me të vërtetë e rrallë pavarësisht se ka patur edhe më herët raporte për zebra të tilla jo normale, në Botsvana.

Bëhet fjalë sipas ekspertëve për një gjendje të quajtur pseudomelanizëm, një mutacion i rrallë gjenetik në të cilin kafshët shpalosin një lloj jo normaliteti.

Zebrat, përjetojnë edhe të tjera variacione të pazakonta ngjyre si për shembull albinizmi i pjesshëm, që konsiderohet shumë i rrallë. Një zebër e tillë është fotografuar më herët këtë vit në një park kombëtar në Tanzani.

Të këshilluara

Kiara Tito: Puthja e parë ishte shumë e...

Moderatorja e “Doctor Plastic”, Kiara Tito, tashmë është angazhuar edhe me një “punë” të re. Ajo ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe ka publikuar videon e ...

16:33

Lindsay Lohan i jep fund lidhjes me sheikun

Ditën e sotme në një intervistë, aktorja e njohur Lindsay Lohan ka dhënë papritur lajmin e ndarjes së saj. E pyetur nëse ishte në një lidhje apo jo, aktorja ka ...

15:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI