Flash

"E di kë kam rrotull", Tahiri mesazh për Ramën, Veliajn dhe Xhafën

Lapsi.al 21 September 2019
"E di kë kam rrotull", Tahiri mesazh për Ramën, Veliajn

Dy dite pas u denua nga gjykata, Saimir Tahiri tha sot po e përballon i vetëm çështjen që ka me drejtësinë. As kësaj here nuk munguan 'thumbat' e tij ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafës.

“Unë e di shumë mirë se kë kam rrotull”, u shpreh ndër të tjera Saimir Tahiri duke iu referuar pikërisht treshes Rama-Veliaj-Xhafaj.

“Ka tjetër ekip që merret me “like and share”, unë as i numëroj e as më interesojnë”, tha Tahiri duke lënë të kuptohet se ky mesazh shkonte për Erion Veliajn.

Opozita ka akuzuar se ju keni prova për Ramën?

"Pse nuk pyesni opozitën që bëri akuzuat? Më pyesni mua për të thënë a janë të vërteta akuzat e opozitës.

Është fyese kjo që bëni sikur unë kam kërcënuar të tjerët me materiale, sikur kam punuar në 4 vite për t’ua futur të tjerëve.

Unë s’kam punuar për të mbajtur letra në xhep për të kërcënuar të tjerët. Është fyese kjo që ju mendoni. Ta kenë bërë aq baltë sa që të kërcënohen nga unë? Unë se di kështu…

Kërkoni që opozita të vërtetojë akuzat, e dinë ata se e kanë bërë vete, prandaj mendojnë që e kam bërë dhe unë. Unë kësaj rruge i shkoj vetëm me të drejtën time përpara”, ka thënë Saimir Tahiri.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim pas vendimit, a keni marrë ju mesazh nga Rama?

Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo… Rrugës së drejtësisë do i shkoj i vetëm përballë kjo është më e rëndësishme. Si keni kureshtje për çdo gjë, veç vendimit të gjykatës, këtë nuk e kuptoj?!

Pas vendimin keni marrë mesazhe nga ish- kolëgët e PS?

Se besoj ka ndonjë kurizoitet këtu… unë komunikoj me disa dhe me disa të tjerë jo. Jam shumë i lumtuar që kam marrë mijëra meszhe nga qyetarë edhe pse ishte sakrificë të bëje të besonin te unë, akuza me gënjeshtra dhe heshtja ime në respket të drejtësisë, i falënderoj pa masë.

Fatmir Xhafaj ka pëlqyer një koment te ambasades britanike e cila reagoi e pakenaqur per vendimin e denimit?

Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me “like” and “share”, unë as i numëroj e as më interesojnë, do vijë dita që unë të kem përgjigje për të gjitha këto, por sot dua pergjigje per te verteten time. S’dua të abuzoj me asgje dhe s’dua të bëj komente që janë të parakohshme, por të jesh e bindur se unë e di shumë mirë se kë kam rrotull.

A ka nentekst ne deklaratat tuaja?

 Ju keni nxitim të gjeni nënteksin e cdo fjalie që them unë. Mendoni, se i them aq thjesht, ashtu si ju i dëgjoni. Unë nuk hyj te njerëzit që them një gjë dhe kuptoj një gjë tjetër, as te ata që e rrotulloj shumë gjuhën, them atë që mendoj e them shpejt dhe përballë.

Kur do të ktheheni në politikë?

Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’do të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec cdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time.

Më keni trembur, sa herë më pyesni edhe më fyeni “a do bëhesh kurban”. Ka patur në politikë njerëz që janë kurban se s’janë të lirë të mendojnë. Ata janë kurbani jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje.

Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo. Kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Më intereson drejtësia dhe t’ju bind edhe ju që po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI