Flash

Koment/ Hipokrizia amerikane për dënimin e Tahirit

Lapsi.al 20 September 2019
Koment/ Hipokrizia amerikane për dënimin e Tahirit

Dënimi pa asnjë ditë burg i atij që ushtroi detyrën e ministrit të Brendshëm gjatë shndërrimit të vendit në një hambar kanabisi për Europën, e ka detyruar Ambasadën Amerikane të derdhë "lot krokodili" për një vendim që ajo e ka quajtur si shkurajues.

“…dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat” - ka njoftuar selia e rrugës së Elbasanit në një komunikatë për shtyp që qe me të njëjtën linjë edhe me njoftimin e ambasadës britanike: “Dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje”.

Por, ndryshe nga shkurajimi amerikan në atë që ndodhi në gjykatën e Tiranës nuk ka asnjë të papritur. Ai dënim qesharak është fryt i dy gjërave: mënyrës se si partnerët tanë euroatlantikë dhanë bekimin e tyre që Edi Rama ta zgjidhte në mënyrë antikushtetuese Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme vetëm me votat e tij dhe së dyti për influencën e pushtetit që shpesh ka bërë që vettingu të jetë një proces me dy standarde.

Por t’i marrim me radhë. Ndryshimi politik në krye të prokurorisë bëri që dosja "Tahiri" të masakrohej. Aty nuk figurojnë dëshmitë e njerëzve kyç si për shembull Dritan Zagani. Aty nuk u guxua të merrej në pyetje kryeministri qoftë për alibitë që pati krijuar kur Tahiri u akuzua për herë të parë, qoftë për të dëshmuar për punën e tij. Aty u la të ekstradohej jashtë ligjit financieri i bandës, Neziraj. Aty nuk u bë asnjë hetim i thelluar përpos atyre që kishin përgjuar italianët.

Dhe po t'u shtosh këtyre faktin se të gjithë prokurorët që filluan të hetojnë Tahirin, u larguan nga kjo dosje, përfundimi mund të merrej me mend lehtë. Prandaj, nëse kanë luajtur rolin e idiotit të dobishëm të Rilindjes, kur me anë të OPDAT, i dhanë leje Ramës të kishte një kamikaze të tij në krye të institucionit të akuzës, diplomatët amerikanë sot nuk kanë pse bëjnë të dëshpëruarin.

Pika e dytë është ajo se dy nga prokurorët që dorëzuan një nga akuzat më të turpshme në historinë e proceseve shqiptare, pikërisht ata që u bënë gazi i botës duke u zënë me njëri tjetrin në sallë, kanë marrë certifikatën e vettingut si kryqtarë të drejtësisë së nesërme. Ajo tregon edhe njëherë se sa vulnerabël është bërë ky proces, dhe se sa thellë ka depërtuar i fluenca e pushtetit brenda tij.

Ndoshta, vërtet amerikanët kanë dashur që tre gjyqtarët që dhanë vendimin e së enjtes të bënin më shumë, por ata e patën të pamundur me provat dhe faktet që u dhanë në dorë. Prandaj dëshpërimi dhe shkurajimi për fatin e paralajmëruar të verdiktit të Tahirit, edhe i sinqertë në qoftë ngjan me një hipokrizi.

Sepse ajo që të gjithë panë të enjten nuk duhet kërkuar në atë që ndodhi dje në gjykatë. Rrënjët e saj janë shumë më thellë: në viston amerikane që Rama të kapte “përkohësisht” prokurorinë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI