Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Ç’ndodhi për dhjetë orë në dhomën e mbyllur të gjykatësve të Tahirit?

Lapsi.al 20 September 2019
Ç’ndodhi për dhjetë orë në dhomën e

Më në fund, misteri i shumë kureshtarëve, reporterëve dhe njerëzve të drejtësisë që nuk e shpjegonin dot mbylljen e stërgjatur të tre gjykatësve të dosjes Tahiri, e ka marrë jë shpjegim. Izolimi në dhomën e këshillimit për Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj, Irena Gjokën është bërë për të ndryshuar katërcipërisht akuzën ndaj Tahirit, nga pjestar i grupit të struktruar kriminal, në shpërdorim detyre. Dhe për të bërë arsyetimin e ri, ata që kishin shpallur se do të jepnin vendimin në orën 16 00 të ditës së enjte, mezi dolën në sallën e gjyqit në 22 00 të mbrëmjes.

Natyrisht, të gjendur nën një trysni të fortë, kur segmente të pushtetit donin të ruanin të pastër imazhin e qeverive të rilindjes së papërlyera me drogën, ndërsa diplomatët amerikanë, kërkonin mosdiskreditimin e një drejtësie që duan ta quajnë si histori skuksesi, tre gjykatësit kanë gjetur një rrugë të mesme.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Dënimi; i Tahirit, humbi ligji, fitoi morali

Dhe kjo akrobaci lexohet shumë thjeshtë edhe në arsyetimin e vendimit për të cilin ata kërkuan 3 vite burg me kusht për ish ministrin e brendëshëm. Në këtë arsyetim, që Lapsi.al e ka lexuar me kujdes arrihet në përfundimin se “I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe duke mos marrë masa për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” thuhet aty.

Por, nga ana tjetër ndonëse trupi gjykues i njeh këtë faj, ai pretendon se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për “një marrëveshje mes Tahirit dhe qoftë një anëtari të vetëm të Habilajve për krijimin e lehtësirave”.

Në logjikën që përdor, gjykata mbështet hipotezën se Tahiri është treguar thjeshtë sylesh dhe është përdorur nga Habilajt: “Vërtetohet se Moisi Habilaj ka përdorur emrin e ish-ministrit për të krijuar idenë e fuqisë, por nuk vërtetohet marrëveshja e tij me të paktën një anëtar të grupit” thuhet në vendim.

Dhe këtu lind një problem. Në vendimin e gjykatës edhe Drejtori i policisë së Vlorës (Jaeld Çela), edhe shefi i sektorit të narkotikëve (Gjergji Kohila) edhe përgjegjësi i policisë së Dhërmiut (Sokol Bode) vërtetohen se kanë bashkëpunuar me tarfikantët. Po ashtu vërtetohet se sipas të dhënave të Guardia di Fiananca Vlora qe e mbushur me kanabis.

Atëherë si është e mundur që gjitha policia e Vlorës, ishte vënë në shërbim të Habilajve, si ishte e mundur që vendi që mbushur me hashash dhe ministri që shoqërohej me këtë grup trafikantësh që udhëtonte me ta jashtë, që u kish lënë makinën me emrin e tij, të ishte thjeshtë një “qorr” që nuk kuptonte gjë?

Për këtë gropë të madhe logjike vendimi i gjykatës së Tiranës nuk gjen dot shpjegim.

Natyrisht, tjetër është forca e logjikës dhe tjetër ajo e provave që gjenden në dosje, por nëse argumentimi i vendimit nuk ndjek një fill logjik ai lë shumë pikpyetje nga pas.

Pikërisht këto “boshllëqe” që u’a ka bërë peshqesh një prokurori e kapur dhe e instrumentalizuar, tre gjykatësit i kanë mbushur me arsyetimin që Saimir Tahiri ishte një viktimë që e kanë gënjyer si çilimi Habilajt. Dhe për këtë ata nuk e cilësuan si anëtarë të bandës, por si një zyrtar që ka shpërdoruar detyrën duke e dënuar me tre vjet pa burg. Dhe për të bërë këtë shpikie iu deshën dhjetë orë izolim në dhomën e këshillimit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI